Europa Postuar më 16 Nëntor 2022, 09:45

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët, të shqetësuar për rritjen e tensioneve mes Rusisë dhe perëndimit

Nga SCAN TV
Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët,

Investitorët europianë po tregohen të kujdesshëm në sesionin e sotëm, për shkak të rritjes së tensioneve gjeopolitike me Rusisë dhe Perëndimit. Një raketë, që dyshohet së ishte ruse, goditi territorin e Polonisë, që është një vend anëtar i NATO-s. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.3%, ndërsa sektori i automjeteve realizon humbjet më të mëdha, në rënie me 2%.

Njëkohësisht, edhe Ukraina u përball me sulme me raketa në të gjithë territorin e vendit. Por, Moska zyrtare e mohoi të ketë sulmuar Poloninë. Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e përshkroi sulmin si një “incident të izoluar”, ndërsa hetimet vazhdojnë. Edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një tendencë në rënie, ndërkohë që liderët e G20-ës po zhvillojnë samitin në Bali të Indonezisë.

Referuar të dhënave të tjera, inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar preku nivelin më të lartë në 41 vitet e fundit, prej 11.1%, për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat