Bota i largohet naftës?! - OPEC: Ekonomia globale ndodhet në një periudhë pasigurie të konsiderueshme

OPEC uli parashikimet për rritjen e kërkesës globale për naftë për vitin 2022 për të pestën herë që nga muaji prill i këtij viti; gjithashtu uli shifrat e vitit të ardhshëm, duke përmendur sfidat ekonomike në rritje, inflacionin e lartë dhe rritjen e normave të interesit.
Kërkesa për naftë në vitin 2022 do të rritet me 2.55 milion milion fuci në ditë, ose 2.6%, u shpreh organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEC) në një raport mujor, që nënkupton 100 mijë fuci në ditë më pak në krahasim me parashikimin e mëparshëm.
Në raportin e OPEC thuhet se ekonomia botërore ka hyrë në një periudhë pasigurie të konsiderueshme dhe sfidash në rritje në tremujorin e katërt të vitit 2022. Më tej shkruhet se rreziqet negative përfshijnë inflacionin e lartë, shtrëngimin monetar nga bankat kryesore qendrore, nivelet e larta të borxhit sovran në shumë rajone, shtrëngimin e tregjeve të punës si dhe kufizimet e vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit.
Ky është raporti i fundit përpara se OPEC dhe aleatët e tij, të njohur si Opec +, të takohen në 4 dhjetor për të vendosur rreth politikave që do të ndjekin. Grupi i cili kohët e fundit reduktoi objektivat e prodhimit, do të tregohet i kujdesshëm, sipas deklaratës së ministrit të energjisë së Arabisë Saudite.
Vitin e ardhshëm, Opec pret që kërkesa për naftë të rritet ne 2.24 milion fuci në ditë, gjithashtu 100 mijë fuci në ditë më pak se sa ishte parashikuar më parë.
Pavarësisht përfundimit për sfida në rritje, OPEC i la të qëndrueshme parashikimet për rritjen ekonomike globale për vitin 2022 dhe 2023, duke shtuar se ndërsa rreziqet ishin anuar drejt rënies, kishte gjithashtu një potencial pozitiv.
Në raportin e saj OPEC thekson se kjo mund të ndodhë si pasojë e një shumëllojshjmërie burimesh. Kryesisht, inflacioni mund të ndikohet pozitivisht nga cdo zgjidhje e situatës gjeopolitike në Europën lindore duke lejuar politika monetare më pak të ashpra. Nafta shënoi një rënie të cmimit pas publikimit të këtij raporti, duke u tregtuar me rreth 95 dollarë për fuci.
Për muajin tetor, me rënien e cmimeve të naftës nga frika e recesionit, grupi bëri një ulje me 100 mijë fuci në ditë në objektivat e prodhimit të OPEC +, me një ulje dhe më të madhe duke filluar nga muaji nëntor.
Raporti konfirmon se prodhimi i OPEC ra me 210 mijë fuci në ditë në muajin tetor, në 29.49 milion fuci në ditë, më shumë se ulja e premtuar nga OPEC +.
SCAN
Sondazh

“Boom” investimesh nga “vizat e arta” në Greqi - Që nga viti 2017 regjistrohen 3,27 miliard euro. Në total deri në fund të qershorit 5,8 miliard
Fonde të huaja prej mbi 5 miliardë euro janë investuar në ekonominë greke për blerjen e pasurive të paluajtshme në periudhën 2017-2021, sipas të dhënave të......

Kriza e energjisë, Gjermania plan për shpërndarje parash - Rritet fondi i emergjencës. Mundësi për kufizime në bankomate
Autoritetet gjermane po shtojnë masat për shpërndarjen emergjente të parave nëse do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa objektivi kryesor është......

345 milionë njerëz në botë vuajnë krizën ushqimore - FMN, apel vendeve të G20: Lejoni tregtinë të bëjë punën e saj!
Drejtoresha ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, paralajmëroi liderët e vendeve të G20-ës që të mos lejojnë rrënjosjen e......

Kush preket nga projekti i Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit në Tiranë - Zbardhet lista/ 62 prona private, 42 shtetërore. Sipërfaqen më të madhe e kanë privatët
Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” (TEDA), Tiranë, të një territori me......

Institucionet, 15% energji më pak - Akti Normativ i qeverisë, Bushati: Po pranoni se janë shpërdoruar miliona euro
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka miratuar Aktin Normativ të qeverisë që ndër të tjera detyron institucionet shtetërore të......

Pse blegtoria është në 'pikiatë'? - Papa: Nuk krijon të ardhura për fermerët, subvencionet përjashtojnë “të vegjlit”
Sektori i blegtorisë është në rënie të lire prej shumë vitesh dhe politikat e ndërmarra nuk kanë shërbyer për rimëkëmbien e tij. Tashmë numri i bagëtive të......

Qeveria “thellon” me 31.5 milionë euro listën e borxheve të papaguara - Punë publike po kryhen pa fonde, shtohet “barra” nga vendimet gjyqësore
Detyrimet e papaguara të qeverisë dhe bashkive kundrejt bizneseve dhe qytetarëve deri në fund të shtatorit 2022 arrijnë në rreth 16.9 miliardë lekë apo 143.5......

Pse iu bë apel qytetarëve që të investojnë në tituj qeveritarë? - 5 arsyet, nga interesat e favorshme te “emergjenca” për financimin e deficitit
Si ndër të paktat herë në histori, Kryeministri i Shqipërisë doli në një deklaratë publike ku u bëri apel qytetarëve se si duhet të orientojnë investimet e......