Shqipëria Postuar më 15 Nëntor 2022, 14:04

Qeveria “thellon” me 31.5 milionë euro listën e borxheve të papaguara - Punë publike po kryhen pa fonde, shtohet “barra” nga vendimet gjyqësore

Nga SCAN TV
Qeveria “thellon” me 31.5 milionë euro listën e borxheve

Detyrimet e papaguara të qeverisë dhe bashkive kundrejt bizneseve dhe qytetarëve deri në fund të shtatorit 2022 arrijnë në rreth 16.9 miliardë lekë apo 143.5 milionë euro.  Vetëm në 3 muaj, detyrimet rezultojnë të jenë rritur me 12.8 milionë euro , ndërsa krahasuar me fundvitin 2021, rritja regjistrohet në 31.5 milionë euro.

Rritja e stokut të detyrimeve është në kundërshtim me politikat publike të qeverisë për uljen e tyre dhe moskrijimin e borxheve të reja.

Ajo që vihet re është se detyrimet e prapambetura janë rritur nga qeveria qendrore, e cila mban  dhe peshën më të madhe  me rreth 10.3 miiardë lekë, ndërsa pushteti vendor ka ndjekur një trajektore ulëse, duke u fiksuar në 6.6 miliardë lekë.

Nëse do të bëjmë një analizë sipas kategorive,  detyrimet e krijuara për punë publike pa pasur fondet e nevojshme në dispozicion zënë vendin e parë me afro 7.8 miliarë lekë, shifër kjo e cila është rritur ndjeshëm nga qeveria qendrore në krahasim  me 3 muaj më parë.

Ndërsa, 4.1 miliardë lekë zënë vendimet gjyqsore, të cilat sërish vijnë në rritje krahasuar Qershorin 2022 dhe që rëndojnë më së shumti mbi ekzekutivin. Tek vendimet gjyqësore, një fenomen i hershëm për vendin tonë, një pjesë të mirë e zënë largimet e padrejta nga puna dhe gjyqet e fituara nga punonjësit e administratës.

Sa i takon ndarjes sipas institucioneve,  Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë renditet e para me afro 5.8 miliardë lekë detyrime të papaguara, e ndjekur nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave , respektvisht me 1.1 miliardë lekë secila.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat