Pse iu bë apel qytetarëve që të investojnë në tituj qeveritarë? - 5 arsyet, nga interesat e favorshme te “emergjenca” për financimin e deficitit

Si ndër të paktat herë në histori, Kryeministri i Shqipërisë doli në një deklaratë publike ku u bëri apel qytetarëve se si duhet të orientojnë investimet e tyre. Kjo nuk është hera e parë që qytetarëve shqiptarë u kërkohet në mënyrë direkte që të investojnë paratë e tyre në tituj qeveritarë.
Hera e parë që ështe bërë një apel i ngjashëm, ka qenë në Luftën e Parë Botërore, kohë kur në Shqipëri u emetuan bonot e luftës nga Perandoria Austro-Hungareze. Hera e dytë, ishte ajo në fillimvitet ’20 kur u emetua huaja e parë e brendshme e Shqipërisë që synonte të krijonte të ardhura për arkën e shtetit që përballej me vështirësi serioze.
E hera e tretë ku u bë një apel i ngjashëm ishte gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar, ku u emetuan 4 hua për zhvillimin e ekonomisë dhe të kulturës e ku qeveria iu drejtua direkt me apel qytetarëve që të investojnë në to.
Pas viteve ’90, investimi në bono e obligacione ka qenë një praktikë e zakonshme ekonomike, së cilës nuk i është bashkangjitur ndonjë apel i jashtëzakonshëm.
Por cilat mund të jenë arsyet për të cilët kryeministri këtë herë iu drejtoi apel direkt qytetarëve?
Arsyeja e parë është padyshim sepse bonot dhe obligacionet qeveritare aktualisht përbëjnë një alternativë të mirë investimi, me norma të larta fitimi e krejtësisht të sigurta.
Arsyeja e dytë është se rritja e vazhdueshme e normave të interesit nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është reflektuar me ndryshimin e sjelljes investuese të aktorëve të tregut. Nëse në 6 muajt e parë ishin individët që po investonin në tituj qeveritarë dhe bankat i rrinin larg, në pjesën e dytë të vitit situata është përmbysur. Janë individët që po i qendrojnë larg titujve dhe bankat që kanë shtuar ndjeshëm investimet.
Një arsye tjetër e fortë është se qeveria ka një mosrealizim të ndjeshëm të huamarrjes së brendshme këtë vit. Në fund të shtatorit, huamarrja neto në tregun e brendshëm rezultoi rreth 4 miliardë lekë, nga 33 miliardë e planifikuar në total për vitin 2022. Mosplotësimi i shumave të shpallura për emetim në gjysmën e parë të vitit ka sjellë spostimin në gjysmën e dytë të një shumë relativisht të lartë të financimit të deficitit.
Arsyeja e katërt lidhet me situatën në tregjet ndërkombëtare. Këtë vit, Shqipëria ka reduktuar me 3.5 miliardë lekë huamarrjen në tregun e jashtëm, si pasojë e shërbimit të borxhit në vlerë më të lartë sesa disbursimet e fondeve nga jashtë.
Arsyeja e pestë është se në këto kushte, qeveria është detyruar që t’i përshtatet kërkesave të tregut. Edhe pse strategjia e borxhit publik parashikonte ristrukturimin e borxhit në instrumente afatgjata, kërkesa reale e tregut është në fakt për instrumente afatshkurtëra, kryesisht te titujt 3, 6 dhe 12 mujorë.
Më herët ishte planifikuar mbyllja e me 31 dhjetor të këtij viti e sporteleve të Bankës së Shqipërisë për individët por pak javë më parë vendimi u shfuqizua, duke krijuar sërish mundësinë e investimit të individëve.
SCAN
Sondazh

Apeli i pazakontë i Kryeministrit: Investoni në bono thesari. Investim pa asnjë risk, normat e fitimit shumë të kënaqshme
Ndërsa bonot e thesarit të Qeverisë aktualisht ofrojnë norma interesi mbi 5%, Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët të investojnë në këto instrumenta......

Shans i ri dëmshpërblimi financiar për 4 mijë dosje - Bardeli për SCAN: Ligji bllokon aplikimin që në 2017, kërkoj heqjen
Deputetja e Partisë Demokratike Greta Bardeli ka propozuar në Kuvend një projektligj i cili i hap rrugën e përfshirjes në skemën e dëmshpërbimit financiar......

Pasi ndërpreu punësimet, tani do të pushojë nga puna rreth 10 mijë veta - Cila është arsyeja e lëvizjes drastike të Amazon?!
Amazon po planifikon të pushojë nga puna rreth 10,000 punonjës në rolet e korporatave dhe teknologjisë duke filluar nga kjo javë, sipas një raporti nga The New......

Britania drejt një epokë të re masash shtrënguese në përpjekje për të rivendosur besimin në treg!
Ministri i ri britanik i Financave Jeremy Hunt duhet të peshojë rrezikun ekonomik të vendit kundrejt mbijetesës politike të partisë së tij të enjten, ndërsa ai......

Sot njihen gjerësisht nga të gjithë - Cila është historia pas markave kryesore në botë?
Të gjithë kemi parë marka të ndryshme nëpërmjet reklamave apo kemi blerë, përdorur apo konsumuar produktet e tyre. Por në shumë pak prej këtyre markave jemi......

Olaf Scholz: Deglobalizimi nuk është opsion për asnjërin prej nesh!
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe zëvendëskryeministri i Singaporit Lawrence Wong kanë mbajtur një qëndrim të bashkuar për të vazhduar punën me Kinën, por......

Nga 32 miliardë dollarë në zero – Si ndodhi kolapsi brenda 24 orëve për kompaninë e njohur të kriptove
FTX Crypto Exchange i Sam Bankman-Fried, dikur një nga shkëmbimet më të mëdha të këtij lloji, u rrëzua në mënyrë ‘spektakolare’ javën e kaluar duke fshirë......

"Parku eolik lundrues më i madh në botë" prodhon energjinë e tij të parë!
Një strukturë e përshkruar si ferma më e madhe eolike lundruese në botë prodhoi energjinë e saj të parë gjatë fundjavës, me më shumë turbina të vendosura për......