Apeli i pazakontë i Kryeministrit: Investoni në bono thesari. Investim pa asnjë risk, normat e fitimit shumë të kënaqshme

Ndërsa bonot e thesarit të Qeverisë aktualisht ofrojnë norma interesi mbi 5%, Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët të investojnë në këto instrumenta kursimet e tyre. Ai tha se bëhet fjalë për investim pa asnjë risk, në një kohë që fitimet që ofron ky treg aktualisht janë mjaft të kënaqshme.
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh se investimi bono thesari e obligacione është në dobi të qytetarëve të cilët marrin iniciatën të investojnë dhe se Qeveria po punon për të informuar qytetarët lidhur me këtë nismë.
Në një kohë kur inflacioni ka kapur shifrën 8% njëherësh Banka e Shqipërisë ka rritur normat e interesit, ministrja e Ekonomisë dhe Financave së bashku me kryeministrin kanë ftuar sot qytetarët të investojnë në titujt qeveritarë.
Bonot e thesarit dhe obligacionet kanë një vlerë edhe më të madhe dhe janë në dobi të qytetarëve të cilët mund të investojnë në to. Kreu i qeverisë tha se për qytetarët vendas investimi në bonot e thesarit dhe në obligacione nuk kanë asnjë risk nga qytetarët ndërsa ministrja nënvizoi se Banka e Shqipërisë ka rihapur sportelet e kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Shans i ri dëmshpërblimi financiar për 4 mijë dosje - Bardeli për SCAN: Ligji bllokon aplikimin që në 2017, kërkoj heqjen
Deputetja e Partisë Demokratike Greta Bardeli ka propozuar në Kuvend një projektligj i cili i hap rrugën e përfshirjes në skemën e dëmshpërbimit financiar......

Pasi ndërpreu punësimet, tani do të pushojë nga puna rreth 10 mijë veta - Cila është arsyeja e lëvizjes drastike të Amazon?!
Amazon po planifikon të pushojë nga puna rreth 10,000 punonjës në rolet e korporatave dhe teknologjisë duke filluar nga kjo javë, sipas një raporti nga The New......

Britania drejt një epokë të re masash shtrënguese në përpjekje për të rivendosur besimin në treg!
Ministri i ri britanik i Financave Jeremy Hunt duhet të peshojë rrezikun ekonomik të vendit kundrejt mbijetesës politike të partisë së tij të enjten, ndërsa ai......

Sot njihen gjerësisht nga të gjithë - Cila është historia pas markave kryesore në botë?
Të gjithë kemi parë marka të ndryshme nëpërmjet reklamave apo kemi blerë, përdorur apo konsumuar produktet e tyre. Por në shumë pak prej këtyre markave jemi......

Olaf Scholz: Deglobalizimi nuk është opsion për asnjërin prej nesh!
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe zëvendëskryeministri i Singaporit Lawrence Wong kanë mbajtur një qëndrim të bashkuar për të vazhduar punën me Kinën, por......

Nga 32 miliardë dollarë në zero – Si ndodhi kolapsi brenda 24 orëve për kompaninë e njohur të kriptove
FTX Crypto Exchange i Sam Bankman-Fried, dikur një nga shkëmbimet më të mëdha të këtij lloji, u rrëzua në mënyrë ‘spektakolare’ javën e kaluar duke fshirë......

"Parku eolik lundrues më i madh në botë" prodhon energjinë e tij të parë!
Një strukturë e përshkruar si ferma më e madhe eolike lundruese në botë prodhoi energjinë e saj të parë gjatë fundjavës, me më shumë turbina të vendosura për......

Cilat monedha kanë rënë shumë këtë vit kundrejt Dollarit? Njëra në veçanti është ulur mbi 75%!
Tregjet e këmbimit valutor kanë përjetuar një rrugëtim të vështirë në vitin 2022, por në disa vende, një kombinim i presioneve gjeopolitike dhe gabimeve të......