Pse blegtoria është në 'pikiatë'? - Papa: Nuk krijon të ardhura për fermerët, subvencionet përjashtojnë “të vegjlit”

Sektori i blegtorisë është në rënie të lire prej shumë vitesh dhe politikat e ndërmarra nuk kanë shërbyer për rimëkëmbien e tij. Tashmë numri i bagëtive të mbarështuara është në nivelet më të ulëta dhe po ashtu edhe prodhimi i produkteve të bulmetit.
Në një intervistë për SCAN TV, Prof. Lumturi Papa, eksperte në fushën e blegtorisë, sqaron disa nga arsyet që kanë çuar në këtë rënie të vazhdueshme, ku si kryesoren përmend të ardhurat e ulëta për blegtorët.
Nga ana tjetër, sipas saj skemat subvencionuese kanë qenë përjashtuese për fermat e vogla dhe është domosdoshmëri rishikimi i tyre.
Por ndërkohë që fenomeni i emigracionit është një shkak tjetër që ka prekur këtë sektor, ekspertja thekson se duhen marrë disa masa konkrete për rimëkëmbien e tij.
Aplikimi i skemave diskriminuese dhe rënia e prodhimit në tërësi në sektorin blegtoral, ka rënduar mbi konsumatorët të cilët përballen me çmime të rritura të produkteve shtazore.
Elisabeta Dosku / SCAN

Qeveria “thellon” me 31.5 milionë euro listën e borxheve të papaguara - Punë publike po kryhen pa fonde, shtohet “barra” nga vendimet gjyqësore
Detyrimet e papaguara të qeverisë dhe bashkive kundrejt bizneseve dhe qytetarëve deri në fund të shtatorit 2022 arrijnë në rreth 16.9 miliardë lekë apo 143.5......

Pse iu bë apel qytetarëve që të investojnë në tituj qeveritarë? - 5 arsyet, nga interesat e favorshme te “emergjenca” për financimin e deficitit
Si ndër të paktat herë në histori, Kryeministri i Shqipërisë doli në një deklaratë publike ku u bëri apel qytetarëve se si duhet të orientojnë investimet e......

Apeli i pazakontë i Kryeministrit: Investoni në bono thesari. Investim pa asnjë risk, normat e fitimit shumë të kënaqshme
Ndërsa bonot e thesarit të Qeverisë aktualisht ofrojnë norma interesi mbi 5%, Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët të investojnë në këto instrumenta......

Shans i ri dëmshpërblimi financiar për 4 mijë dosje - Bardeli për SCAN: Ligji bllokon aplikimin që në 2017, kërkoj heqjen
Deputetja e Partisë Demokratike Greta Bardeli ka propozuar në Kuvend një projektligj i cili i hap rrugën e përfshirjes në skemën e dëmshpërbimit financiar......

Pasi ndërpreu punësimet, tani do të pushojë nga puna rreth 10 mijë veta - Cila është arsyeja e lëvizjes drastike të Amazon?!
Amazon po planifikon të pushojë nga puna rreth 10,000 punonjës në rolet e korporatave dhe teknologjisë duke filluar nga kjo javë, sipas një raporti nga The New......

Britania drejt një epokë të re masash shtrënguese në përpjekje për të rivendosur besimin në treg!
Ministri i ri britanik i Financave Jeremy Hunt duhet të peshojë rrezikun ekonomik të vendit kundrejt mbijetesës politike të partisë së tij të enjten, ndërsa ai......

Sot njihen gjerësisht nga të gjithë - Cila është historia pas markave kryesore në botë?
Të gjithë kemi parë marka të ndryshme nëpërmjet reklamave apo kemi blerë, përdorur apo konsumuar produktet e tyre. Por në shumë pak prej këtyre markave jemi......

Olaf Scholz: Deglobalizimi nuk është opsion për asnjërin prej nesh!
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe zëvendëskryeministri i Singaporit Lawrence Wong kanë mbajtur një qëndrim të bashkuar për të vazhduar punën me Kinën, por......