Institucionet, 15% energji më pak - Akti Normativ i qeverisë, Bushati: Po pranoni se janë shpërdoruar miliona euro

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka miratuar Aktin Normativ të qeverisë që ndër të tjera detyron institucionet shtetërore të kursejnë 15% energji, pais në të kundërt do të gjobiten.
Por kjo masë ka sjellë reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët e cilësuan Aktin Normativ si provë për qeverinë që pranon se për 9 vjet, energjia elektrike në institucionet publike është shpërdoruar, ndwrkohw qw askush nuk wshtw penalizuar.
Sipas AktitNormativ, institucioneve shtetërore iu ndalohet përdorimi i ajrit të kondicionuar në temperaturë më të ulët se 27 gradë gjatë verës dhe më të lartë se 21 gradë gjatë dimrit. Ndërkohë që, në rast të mosarritjes së objektivit të kursimit prej 15% parashikohet vendosja e gjobave.
Masa administarive do të jetë 50 mijë lekë dhe do i vendoset titullarit te institucionit, administratorit te shoqerise apo ndermarrjes, qe ka pergjegjesi administrimi pronen perkatese, në rast të mosarritjes së persëritur në dy muaj e masës së kursimit të energjisë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Pse blegtoria është në 'pikiatë'? - Papa: Nuk krijon të ardhura për fermerët, subvencionet përjashtojnë “të vegjlit”
Sektori i blegtorisë është në rënie të lire prej shumë vitesh dhe politikat e ndërmarra nuk kanë shërbyer për rimëkëmbien e tij. Tashmë numri i bagëtive të......

Qeveria “thellon” me 31.5 milionë euro listën e borxheve të papaguara - Punë publike po kryhen pa fonde, shtohet “barra” nga vendimet gjyqësore
Detyrimet e papaguara të qeverisë dhe bashkive kundrejt bizneseve dhe qytetarëve deri në fund të shtatorit 2022 arrijnë në rreth 16.9 miliardë lekë apo 143.5......

Pse iu bë apel qytetarëve që të investojnë në tituj qeveritarë? - 5 arsyet, nga interesat e favorshme te “emergjenca” për financimin e deficitit
Si ndër të paktat herë në histori, Kryeministri i Shqipërisë doli në një deklaratë publike ku u bëri apel qytetarëve se si duhet të orientojnë investimet e......

Apeli i pazakontë i Kryeministrit: Investoni në bono thesari. Investim pa asnjë risk, normat e fitimit shumë të kënaqshme
Ndërsa bonot e thesarit të Qeverisë aktualisht ofrojnë norma interesi mbi 5%, Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët të investojnë në këto instrumenta......

Shans i ri dëmshpërblimi financiar për 4 mijë dosje - Bardeli për SCAN: Ligji bllokon aplikimin që në 2017, kërkoj heqjen
Deputetja e Partisë Demokratike Greta Bardeli ka propozuar në Kuvend një projektligj i cili i hap rrugën e përfshirjes në skemën e dëmshpërbimit financiar......

Pasi ndërpreu punësimet, tani do të pushojë nga puna rreth 10 mijë veta - Cila është arsyeja e lëvizjes drastike të Amazon?!
Amazon po planifikon të pushojë nga puna rreth 10,000 punonjës në rolet e korporatave dhe teknologjisë duke filluar nga kjo javë, sipas një raporti nga The New......

Britania drejt një epokë të re masash shtrënguese në përpjekje për të rivendosur besimin në treg!
Ministri i ri britanik i Financave Jeremy Hunt duhet të peshojë rrezikun ekonomik të vendit kundrejt mbijetesës politike të partisë së tij të enjten, ndërsa ai......

Sot njihen gjerësisht nga të gjithë - Cila është historia pas markave kryesore në botë?
Të gjithë kemi parë marka të ndryshme nëpërmjet reklamave apo kemi blerë, përdorur apo konsumuar produktet e tyre. Por në shumë pak prej këtyre markave jemi......