“Boom” investimesh nga “vizat e arta” në Greqi - Që nga viti 2017 regjistrohen 3,27 miliard euro. Në total deri në fund të qershorit 5,8 miliard

Fonde të huaja prej mbi 5 miliardë euro janë investuar në ekonominë greke për blerjen e pasurive të paluajtshme në periudhën 2017-2021, sipas të dhënave të Bankës së Greqisë. Kjo shumë shkon në gati 5.8 miliardë euro, nëse merren parasysh 788 milionë euro që janë investuar gjatë gjysmës së parë të këtij viti.
Nëse nuk do të kishte ndërhyrë pandemia, e cila e ndërpreu këtë “valë”, kjo shumë do të ishte shumë më e lartë. Megjithatë, sipas shifrave të Bankës Qendrore, gjatë periudhës 2017-2021, nga vendet anëtare të BE u investuan vetëm 1.85 miliardë euro, kundrejt 3.27 miliardë nga vendet jashtë saj, një shembull i ndikimit që pati programi i "vizave të arta".
Ky program i veçantë hyri në fuqi në mesin e vitit 2014, por realisht filloi të jepte rezultat që nga viti 2017 e në vazhdim, kryesisht për shkak të çmimeve të ulta në treg. Aktualisht, po shqyrtohet një ndryshim në këtë program për dyfishimin e shumës minimale të investimit, për dhënien e lejes së qëndrimit, nga 250 mijë në 500 mijë euro.
Dominante është pjesa e kapitalit me origjinë kineze, që arrin në 1.2 miliardë euro nga viti 2017 deri në vitin 2021, me 437 milionë euro hyrje direkt nga Kina dhe 973 milionë euro nga Hong Kongu. 167 milionë euro të tjera janë investuar nga Singapori, një përqindje e konsiderueshme e të cilave besohet të jetë e lidhur me investitorët kinezë.
Ndër europianët, blerësit nga Qiproja janë në krye me 466 milionë euro, ndërsa ata nga Gjermania kanë investuar 312 milionë euro. Në total, që nga viti 2017, fondet franceze në tregun grek të pasurive të paluajtshme arrijnë në 200 milionë euro.
Nga Zvicra janë investuar 391 milionë euro, ndërsa blerësit britanikë kanë shpenzuar 176 milionë euro për prona në Greqi.
SCAN
Sondazh

Kriza e energjisë, Gjermania plan për shpërndarje parash - Rritet fondi i emergjencës. Mundësi për kufizime në bankomate
Autoritetet gjermane po shtojnë masat për shpërndarjen emergjente të parave nëse do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa objektivi kryesor është......

345 milionë njerëz në botë vuajnë krizën ushqimore - FMN, apel vendeve të G20: Lejoni tregtinë të bëjë punën e saj!
Drejtoresha ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, paralajmëroi liderët e vendeve të G20-ës që të mos lejojnë rrënjosjen e......

Kush preket nga projekti i Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit në Tiranë - Zbardhet lista/ 62 prona private, 42 shtetërore. Sipërfaqen më të madhe e kanë privatët
Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” (TEDA), Tiranë, të një territori me......

Institucionet, 15% energji më pak - Akti Normativ i qeverisë, Bushati: Po pranoni se janë shpërdoruar miliona euro
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka miratuar Aktin Normativ të qeverisë që ndër të tjera detyron institucionet shtetërore të......

Pse blegtoria është në 'pikiatë'? - Papa: Nuk krijon të ardhura për fermerët, subvencionet përjashtojnë “të vegjlit”
Sektori i blegtorisë është në rënie të lire prej shumë vitesh dhe politikat e ndërmarra nuk kanë shërbyer për rimëkëmbien e tij. Tashmë numri i bagëtive të......

Qeveria “thellon” me 31.5 milionë euro listën e borxheve të papaguara - Punë publike po kryhen pa fonde, shtohet “barra” nga vendimet gjyqësore
Detyrimet e papaguara të qeverisë dhe bashkive kundrejt bizneseve dhe qytetarëve deri në fund të shtatorit 2022 arrijnë në rreth 16.9 miliardë lekë apo 143.5......

Pse iu bë apel qytetarëve që të investojnë në tituj qeveritarë? - 5 arsyet, nga interesat e favorshme te “emergjenca” për financimin e deficitit
Si ndër të paktat herë në histori, Kryeministri i Shqipërisë doli në një deklaratë publike ku u bëri apel qytetarëve se si duhet të orientojnë investimet e......

Apeli i pazakontë i Kryeministrit: Investoni në bono thesari. Investim pa asnjë risk, normat e fitimit shumë të kënaqshme
Ndërsa bonot e thesarit të Qeverisë aktualisht ofrojnë norma interesi mbi 5%, Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët të investojnë në këto instrumenta......