Kriza e energjisë, Gjermania plan për shpërndarje parash - Rritet fondi i emergjencës. Mundësi për kufizime në bankomate

Autoritetet gjermane po shtojnë masat për shpërndarjen emergjente të parave nëse do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa objektivi kryesor është mbajtja e ekonomisë në funksion. Prej disa kohësh Gjermania po përgatitet për ndërprerjet e mundshme të energjisë elektrike si pasojë e luftës në Ukrainë.
Planet e qeverisë përfshijë bankën qendrore, duke grumbulluar miliarda euro të tjera për të përballuar rritjen e kërkesës dhe kufizimet e mundshme në tërheqjen e parave nga bankomatet.
Zyrtarët dhe bankat po përcaktojnë dhe prioritetet për shpërndarjen e parave, duke listuar si një nga pikat kryesore, aksesin në karburant për transportuesit e parave cash, ndërsa bëhet e ditur se përgatitjet janë përshpejtuar javët e fundit sidomos pas ndërprerjes së furnzimit me gaz nga Rusia.
Edhe pse autoritetet gjermane kanë minimizuar publikisht mundësinë e një ndërprerjeje të energjisë elektrike, këto plane tregojnë se sa seriozisht po merret mundësia e një dimri pa energji elektrike, si pasojë e rritjes së kostove por dhe të një sabotimi të mundshëm.
Gjithashtu nënvizohen pasojat gjithnjë në rritje në Gjermani si pasojë e luftës në Ukrainë, duke qenë se vendi prej dekadash varej nga energjia ruse e përballueshme në kosto. Ndërsa aktualisht përballet me inflacion dyshifror dhe kërcënimin e përcarjes si pasojë e mungesës së karburantit dhe energjisë.
Qasja në paratë cash është një shqetësim i rëndësishëm për gjermanët, të cilët vlerësojnë sigurinë dhe anonimitetin që ofron dhe priren ta përdorin atë më shumë se europianët e tjerë, me disa që ende grumbullojnë marka gjermane të zëvendësuara me euro më shumë se dy dekada më parë.
Rreth 60% e blerjeve në vend paguhen me para në dorë, sipas një studimi të fundit të Bundesbank, që tregoi se gjermanët tërheqin më shumë se 6600 euro në vit kryesisht nga ATM-të.
Një raport parlamentar, 10 vjet më parë, paralajmëroi për pakënaqësi dhe zemërim agresiv nëse qytetarët nuk do të ishin më në gjendje të kishin para cash. Pati një kërkesë të madhe për para cash në fillim të pandemisë në mars të 2020-ës, kohë kur gjermanët tërhoqën 20 miliard euro më shumë se sa kishin depozituar. Megjithëse ishte një shifër rekord, cdo gjë funksionoi pa probleme.
Por një ndërprerje e mundshme e shpërndarjes së parave cash, ngre pyetje të tjera rreth skenarëve të mundshëm dhe zyrtarët po analizojnë me shumë kujdes situatën ndërsa kriza energjitike në ekonominë më të madhe të Europës po thellohet dhe dimri po bëhet më i ashpër. Në një rast të tillë, burime anonime nga qeveria konfirmojnë se do të vendoset një kufi për shumën e parave që njerëzit mund të tërheqin.
SCAN
Sondazh

345 milionë njerëz në botë vuajnë krizën ushqimore - FMN, apel vendeve të G20: Lejoni tregtinë të bëjë punën e saj!
Drejtoresha ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, paralajmëroi liderët e vendeve të G20-ës që të mos lejojnë rrënjosjen e......

Kush preket nga projekti i Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit në Tiranë - Zbardhet lista/ 62 prona private, 42 shtetërore. Sipërfaqen më të madhe e kanë privatët
Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” (TEDA), Tiranë, të një territori me......

Institucionet, 15% energji më pak - Akti Normativ i qeverisë, Bushati: Po pranoni se janë shpërdoruar miliona euro
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka miratuar Aktin Normativ të qeverisë që ndër të tjera detyron institucionet shtetërore të......

Pse blegtoria është në 'pikiatë'? - Papa: Nuk krijon të ardhura për fermerët, subvencionet përjashtojnë “të vegjlit”
Sektori i blegtorisë është në rënie të lire prej shumë vitesh dhe politikat e ndërmarra nuk kanë shërbyer për rimëkëmbien e tij. Tashmë numri i bagëtive të......

Qeveria “thellon” me 31.5 milionë euro listën e borxheve të papaguara - Punë publike po kryhen pa fonde, shtohet “barra” nga vendimet gjyqësore
Detyrimet e papaguara të qeverisë dhe bashkive kundrejt bizneseve dhe qytetarëve deri në fund të shtatorit 2022 arrijnë në rreth 16.9 miliardë lekë apo 143.5......

Pse iu bë apel qytetarëve që të investojnë në tituj qeveritarë? - 5 arsyet, nga interesat e favorshme te “emergjenca” për financimin e deficitit
Si ndër të paktat herë në histori, Kryeministri i Shqipërisë doli në një deklaratë publike ku u bëri apel qytetarëve se si duhet të orientojnë investimet e......

Apeli i pazakontë i Kryeministrit: Investoni në bono thesari. Investim pa asnjë risk, normat e fitimit shumë të kënaqshme
Ndërsa bonot e thesarit të Qeverisë aktualisht ofrojnë norma interesi mbi 5%, Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët të investojnë në këto instrumenta......

Shans i ri dëmshpërblimi financiar për 4 mijë dosje - Bardeli për SCAN: Ligji bllokon aplikimin që në 2017, kërkoj heqjen
Deputetja e Partisë Demokratike Greta Bardeli ka propozuar në Kuvend një projektligj i cili i hap rrugën e përfshirjes në skemën e dëmshpërbimit financiar......