Bota Postuar më 15 Nëntor 2022, 14:29

345 milionë njerëz në botë vuajnë krizën ushqimore - FMN, apel vendeve të G20: Lejoni tregtinë të bëjë punën e saj!

Nga SCAN TV
345 milionë njerëz në botë vuajnë krizën ushqimore

Drejtoresha ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, paralajmëroi liderët e vendeve të G20-ës që të mos lejojnë rrënjosjen e proteksionizmit të tregtisë. Ajo theksoi se fragmentimi i ekonomisë botërore në blloqe gjeopolitike do të dëmtojë ndjeshëm rritjen.

Në fjalimin e saj në samitin e liderëve të G-20-ës, Georgieva u shpreh se 345 milionë njerëz në botë aktualisht po vuajnë krizën ushqimore si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë, inflaconit të lartë dhe fatkeqësive klimatike. Ajo tha se vendet e G20-ës duhet të lejojnë tregtinë të bëjë punën e saj. Më tej ajo shtoi se heqja e barrierave, vecanërisht për ushqimet, mund të ndihmojë shumë për të luftuar ndaj vuajtjeve të qindra miliona njerëzve.

Georgieva prej kohësh paralajmëron kundër fragmentimit të ekonomisë botërore në blloqe të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët perëndimorë nga një anë, dhe Kina e ekonomitë e tjera të drejtuara nga shteti në anën tjetër.

Sipas llogaritjeve të FMN-së, një ndarje e tillë ekonomike në botë do të shkaktonte të paktën humbjen e 1.5% të PBB-së në vit. Por dhe kostoja do të ishte deri në dy herë më e lartë apo më shumë, për ekonomitë e hapura që varen nga bashkëpunimi ndërkombëtar.

Por Georgieva këmbënguli se ka ende kohë për të shmangur këtë situatë. Ajo përsërit apelin e saj për vendet e G20-ës që të përshpejtojnë përpjekjet për të ofruar lehtësim të borxhit për vendet më të varfëra të goditura nga Covid 19, lufta në Ukrainë dhe inflacioni i lartë.

Për 25% të ekonomive të tregut në zhvillim dhe 60% e vendeve me të ardhura të ulëta, kjo situatë po ul aftësinë e tyre për të përballuar pasigurinë ushqimore dhe energjetike.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat