Mallrat e akcizës “thajnë” doganat -Të ardhurat totale në tetor regjistrojnë rënie me 2 mld lekë. Si 10-mujor arrijnë 183,3 mld

Muaji tetor duket se ka krijuar një ngërç në administratën doganore. Të dhënat më të fundit zyrtare tregojnë për një rënie të të ardhurave me pothuajse 2 miliardë lekë krahasuar me shtatorin, duke arritur në rreth 18,7 miliardë.
Kjo shifër është e barabartë me atë të marsit, kur si rrjedhojë e pushtimit rus të Ukrainës çmimet e mallrave u shtrenjtuan dhe si rrjedhojë edhe të ardhurat doganore regjistruan rritje muaj pas muaji. Ndërkohë, si 10-mujor të ardhurat totale arritën në 183,3 miliardë lekë, shifra më e lartë për të njëjtën periudhë që nga viti 2018.
Por, çfarë ka ndikuar në rënien e papritur të të ardhurave doganore në muajin tetor? Së pari, vërehet një rënie e importit me pothuajse 4 miliardë lekë krahasuar me shtatorin, ndërsa gropën më të madhe e ka importi I taksuar, pra paratë që hyjnë në arkën e doganave me 5,8 miliardë krahasuar me shtatorin. Nëse analizojmë të gjitha taksat për këtë muaj regjistrohen në rënie.
Së dyti, një kthesë e papritur ka ndodhur në zhdoganimin e karburanteve, kontributi I të cilave në të ardhurat doganore është 24,32%. Për tetorin kanë “kaluar” traun e doganave 6.500 ton karburante më pak se shtatori, ndërsa diferenca është tepër e madhe me gushtin duke arritur në 14.800 ton.
Ecuria rënëse e importit, ndonëse më e moderuar vërehet edhe tek mallrat e tjera të akcizës si cigarette, kafeja dhe birra.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Drejtoria e Gjelbërimit pranon ‘dështimin’ me “Pyllin Orbital”! Projektit strategjik s’i funksionon strategjia. Kryeqyteti s’ka hapësira për mbjellje
Projekti strategjik i kryeqytetit, “Pylli Orbital”, rezulton të jetë një projekt i dështuar. Projektit të shpallur si strategjik, duket se i ka munguar......

Yellen: India mund të blejë naftë ruse sa të dojë, por nuk mund të përdorë sigurimet, financat dhe shërbimet detare perëndimore!
India mund të blejë naftë nga Rusia sa të dojë edhe me çmime mbi kufirin e çmimit të vendosur nga G7, por zbatohen kushte të rrepta, i tha Reuters Sekretarja e......

Kina ngadalëson blerjet e naftës ruse me afrimin e sanksioneve europiane
Rafineritë kinezë po ngadalësojnë blerjet e naftës së papërpunuar ruse në dhjetor dhe po paguajnë prime më të ulëta përballë sanksioneve të afërta të Bashkimit......

BQE paralajmëron: Rreziqet e stabilitetit financiar të zonës së euros janë në rritje, ekonomia drejt recesionit!
Rreziqet për stabilitetin financiar të eurozonës janë në rritje ndërsa ekonomia po shkon drejt një recesioni të mundshëm, tha të mërkurën Banka Qendrore......

Gratë më të fuqishme në politikë nga e gjithë bota – Ja sfidat dhe pengesat e rëndësishme që janë përballur
OKB-ja raporton se një numër rekord tani janë gra kryetare shtetesh ose qeverish në mbarë botën. Disa kanë pasur një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe janë......

Jeff Bezos paralajmëron SHBA-në: Recesioni po afrohet dhe amerikanët duhet të 'përgatiten për më të keqen'!
Jeff Bezos ka paralajmëruar një recesion në SHBA dhe këshilloi konsumatorët dhe bizneset të grumbullojnë para në rast se ka një rënie shkatërruese. "Ekonomia......

SHBA dhe Europa në garë për të zhvilluar bateri të reja EV për të shmangur Kinën!
Startup-et amerikane dhe europiane po garojnë për të zhvilluar bateri të reja duke përdorur dy materiale të bollshme, të lira, natrium dhe squfur që mund të......

Sa para humbi Mark Zuckerberg ? – 2022 një vit katastrofik për sipërmarrësin e teknologjisë
Mark Zuckerberg nuk mund ta kishte parashikuar se viti 2022 do të ishte një vit i tmerrshëm për të ekonomikisht. Sipërmarrësi i teknologjisë humbi miliarda......