Shqipëria Postuar më 16 Nëntor 2022, 12:08

Vonesat e gjykatave, “hemorragji” për biznesin - Kasmi: Zbardhja e vendimeve, jashtë afateve. Cënohet siguria juridike e sipërmarrjeve

Nga SCAN TV
Vonesat e gjykatave, “hemorragji” për biznesin - Kasmi:

Bizneset dhe qytetarët vuajnë neglizhencën e gjykatave në zbardhjen e vendimeve, të cilat në të shumtën e rasteve bëhen jashtë afateve ligjore.

E ndërsa nisja nga puna e Gjykatës Administrative u mendua si katalizator për problemet e sipërmarrjeve, duket se nuk ka rezultuar kështu.

Në një intervistë për SCAN TV, Brikena Kasmi, avokate dhe  eksperte e së drejtës administrative shprehet se ka një regres a i takon klimës së biznesit në këtë drejtim.

Avokatja Kasmi, njëkohësisht ish zv Ministre e Drejtësisë, shprehet se vonesat në zbardhjen e vendimeve janë “hemorragji” për biznesin, pasi ndikojnë në sigurinë jurdike.

Sipas avokates, administrata duhet të jetë bashkëpunëtore me biznesin dhe jo të krijojë vështirësi artificiale për të.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat