Bonot e thesarit tjetër rritje, por me ritëm më të ulët - Instrumentet me afat maturimi 12 mujor arritën normën e interesit 5.83%

Në ankandin e kësaj jave, bonot e thesarit kanë shënuar tjetër rritje, por duke shënuar ngadalësim të trendit në raport me të mëparshmit. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e ponderuar e bonove të thesarit me afat maturimi 12 mujor arriti në 5.83 %. Megjithëse përsëri me rritje nga ankandi i 2 nëntorit, kur norma mesatare kërceu në 5.74%, duket se kemi një frenim të trendit. Vetëm në këtë ankand, u shënuar një rritje me thujase 0.5 pikë përqindjeje nga ankandi i fundit i tetorit.
Që nga vera e këtij viti, norma e fitimit që forojnë letrat me vlerë për investirorët është dyfishuar. Kujtojmë që në verën e këtij viti bonot e thesarit me maurim 1 vjeccar shiteshin me normën mesatare të ponderuar 2.84%, ndërkohë që praktikisht yeldet janë rritur me më shumë se dyfish.
Kjo solli ndryshimin e sjelljes për të gjitha aktorët e tregut. Në ankandet e fundit kemi pasur prezencë të fortë të bankave veccanërisht në tregun e bonove të thesarit me afat maturimi 12 mujor, ndërkohë që është ulur prania e indivodëve.
Ndërsa bankat u qëndruan më së shumti larg letrave me vlerë për gjithë gjysmën e parë të vitit, ato tashmë kanë ndryshuar tërësisht sjellje duke shtuar me rreth 130 milionë dollarë investimet, ndërkohë që e kundërta ka ndodhur me individët, të cilët kanë ulur praninë në këtë treg. Sjellje ka ndryshuar edhe qeveria, e cila shtoi ndjeshëm huamarrjen gjatë tremujorit të tretë, në një kohë që gjatë dy tremujorëve të mëparshëm nuk arrinte të plotësonte dot shumat e kërkuara.
Jo më larg se një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama i ka ftuar qytetarët ta shohin me interes këtë treg për të investuar kursimet e tyre, për shkak të normave mjaft të kënaqëshme të fitimit që ai ofron.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

AMF, konferencë ndërkombëtare për financat e gjelbra. Drejtori i AMF: Sektori financiar, rol kyç në financimet pro mjedisit
Kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete deklaron se ka ardhur momenti që të ndërgjegjësohemi dhe të mendojmë se si mund t’i bëjmë faktorët......

Vonesat e gjykatave, “hemorragji” për biznesin - Kasmi: Zbardhja e vendimeve, jashtë afateve. Cënohet siguria juridike e sipërmarrjeve
Bizneset dhe qytetarët vuajnë neglizhencën e gjykatave në zbardhjen e vendimeve, të cilat në të shumtën e rasteve bëhen jashtë afateve ligjore. E ndërsa......

Mallrat e akcizës “thajnë” doganat -Të ardhurat totale në tetor regjistrojnë rënie me 2 mld lekë. Si 10-mujor arrijnë 183,3 mld
Muaji tetor duket se ka krijuar një ngërç në administratën doganore. Të dhënat më të fundit zyrtare tregojnë për një rënie të të ardhurave me pothuajse 2......

Drejtoria e Gjelbërimit pranon ‘dështimin’ me “Pyllin Orbital”! Projektit strategjik s’i funksionon strategjia. Kryeqyteti s’ka hapësira për mbjellje
Projekti strategjik i kryeqytetit, “Pylli Orbital”, rezulton të jetë një projekt i dështuar. Projektit të shpallur si strategjik, duket se i ka munguar......

Yellen: India mund të blejë naftë ruse sa të dojë, por nuk mund të përdorë sigurimet, financat dhe shërbimet detare perëndimore!
India mund të blejë naftë nga Rusia sa të dojë edhe me çmime mbi kufirin e çmimit të vendosur nga G7, por zbatohen kushte të rrepta, i tha Reuters Sekretarja e......

Kina ngadalëson blerjet e naftës ruse me afrimin e sanksioneve europiane
Rafineritë kinezë po ngadalësojnë blerjet e naftës së papërpunuar ruse në dhjetor dhe po paguajnë prime më të ulëta përballë sanksioneve të afërta të Bashkimit......

BQE paralajmëron: Rreziqet e stabilitetit financiar të zonës së euros janë në rritje, ekonomia drejt recesionit!
Rreziqet për stabilitetin financiar të eurozonës janë në rritje ndërsa ekonomia po shkon drejt një recesioni të mundshëm, tha të mërkurën Banka Qendrore......

Gratë më të fuqishme në politikë nga e gjithë bota – Ja sfidat dhe pengesat e rëndësishme që janë përballur
OKB-ja raporton se një numër rekord tani janë gra kryetare shtetesh ose qeverish në mbarë botën. Disa kanë pasur një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe janë......