Furnizim “emergjent” me energji - ERE hap garën për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit: Rëndësi, pasi tregu i lirë po zgjerohet

Enti Rregullator i Energjisë ka hapur zyrtarisht procedurën për përzgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, i njohur si FMF, një shërbim thelbësor për garantimin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që mbeten pa një furnizues aktiv në tregun e lirë.
Sipas njoftimit të ERE-s, procesi synon të sigurojë konkurrencë dhe transparencë në përzgjedhjen e operatorit që do të mbajë përgjegjësinë e furnizimit emergjent, duke garantuar vazhdimësinë e energjisë elektrike për bizneset dhe konsumatorët që përkohësisht mbeten jashtë kontratave të tregut të lirë.
Furnizuesi i Mundësisë së Fundit është një mekanizëm mbrojtës brenda tregut energjetik: ai aktivizohet vetëm kur klientët humbin furnizuesin e tyre, duke shmangur ndërprerjen e energjisë dhe duke siguruar një periudhë tranzitore derisa të lidhet një kontratë e re. Aktualisht, këtë funskion e kryen Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group.
ERE ka ftuar të gjithë subjektet e licencuara të paraqesin ofertat e tyre sipas kërkesave teknike dhe financiare të përcaktuara në dokumentacionin e procedurës.
Sipas Entit, përzgjedhja e FMF ka rëndësi të veçantë për stabilitetin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve, sidomos në kushtet e liberalizimit të mëtejshëm të sektorit të energjisë. Kjo, duke marrë në konsideratë se rreth 2300 biznese të lidhur në tensionin 6 kV, nga 1 janari 2026 do të dalin në tregun e lirë. Për këta konsumatorë, energjia nuk do të jetë më me çmim të rregulluar nga OSHEE, por përmes kontratave të hapura me furnizues që ofrojnë kushte të ndryshme.
Hungaria, ulje taksash për bizneset e vogla - Kryeministri Orban prezanton paketën me vlerë 272 milionë dollarë
Hungaria prezantoi një paketë uljesh tatimore për bizneset e vogla me vlerë deri në 272 milionë dollarë. Kjo paketë do të financohet me një rritje të taksës......
Shqipëria, 35% femra në parlament/ Tejkalojmë mesataren e BE dhe me rritje të lartë në rajon
Gjatë tre dekadave të fundit, shumë vende në mbarë botën kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme për të rritur pjesëmarrjen e grave në politikë, duke vendosur......
Kina “mund” Turqinë! Struktura e importeve shqiptare për 2025: Italia kryeson, por rritet influenca aziatike
Të dhënat më të fundit mbi strukturën e importeve tregojnë se pesha e partnerëve kryesorë të Shqipërisë ka pësuar lëvizje të dukshme gjatë periudhës......
Workshopi Ndërkombëtar për hetimet penale, Xhaja: AAPSK, progres në mirëadministrimin e pasurive të krimit
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) merr pjesë në workshop-in tre-ditor “Inspektorëve Tatimorë pa Kufij - Programi i......
Kina “financon” SHBA-në - Pse Uashingtoni ka marrë 200 mld USD kredi nga bankat shtetërore kineze?
Prej vitesh, Uashingtoni ka paralajmëruar vendet e tjera të mos u besojnë huave nga bankat shtetërore kineze, që kanë ndihmuar ngritjen e Kinës si superfuqi.......
Rregulla të reja për deklarimin e faturave - Pr/ligji për fiskalizimin, forcohet gjurmueshmëria e transaksioneve me blerës të huaj
Ligji për fiskalizimin do të pësojë ndryshime, që synojnë të rrisin kontrollin dhe gjurmueshmërinë e transaksioneve. Konkretisht, ndryshimet në......
“Tarifë 500% për vendet që bëjnë tregti me Rusinë” - Trump paralajmëron masa të reja për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Një projektligj i propozuar në Senatin Amerikan mund të vendosë një tarifë prej 500% ndaj vendeve që vazhdojnë të tregtojnë me Moskën, duke përfshirë blerës......
Luhatje në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar luhatje të lehta të kuotës nga një ditë më parë duke u blerë këtë mëngjes me 82.7 lekë dhe duke u shitur me 83.8 lekë sipas......


