Problemet me garat e tenderëve - Në 10 muaj, 654 ankesa nga bizneset. Dominojnë kontestimet për vlerësimin e ofertave

654 ankesa janë depozituar pranë Komisionit të Prokurimit Publik për kontestime në drejtim të hartimit të kritereve dhe dokumenteve të tenderit apo në vlerësimin e ofertave nga ana e institucioneve publike.
Shifrat i përkasin periudhës janar – tetor të këtij viti, ndërkohë që sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN numri i ankesave gjatë fazës së vlerësimit të ofertave dominon, kundrejt atyre të depozituara për kundërshtime mbi dokumentet e tenderit.
Përgjatë periudhës 10-mujore, 60.5% e ankesave janë depozituar pikërisht pët të kundërshtuar vlerësimin për shpalljen e kompanisë fituese, ndërkohë që pjesa tjetër prej 39.5% janë ankesa për dokumentet standarde të tenderit. Më konkretisht, përgjatë 10 - mujorit janë depozituar 258 ankesa për dokumentet standarde të tenderit dhe 396 ankesa për vlerësimin e ofertave, teksa vetëm përgjatë muajit tetor u regjistruan në total 60 ankesa.
Ndërkaq, referuar vendimmarrjeve të Komisionit të Prokurimit Publik, rezulton se një pjesë e madhe e tyre janë pranuar, duke iu dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, në drejtim të vendosjes së kritereve për të marrë pjesë apo për t’u kualifikuar në një tender për punë, mallra apo shërbime.
Po ashtu, kjo nënkupton se institucionet shtetërore, nuk kanë ndjekur hapat e duhur ligjorë në drejtim të hartimin të kritereve të tenderit. Ndërkaq, nuk mungojnë as rastet kur Komisioni i Prokurimit Publik iu ka dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, në drejtim të vlerësimit të ofertave, duke pranuar ankesat e tyre.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Energjia, “me sytë” nga vetëprodhimi - “Boom” instalimesh, numri i impianteve arrin në 570. 80% zotërohen nga bizneset
Numri i paneleve diellorë të instaluar për vetëprodhimin e energjisë ka pësuar një rritje të ndjeshme, teksa deri në fund të muajit tetor të këtij viti......

Bonot e thesarit tjetër rritje, por me ritëm më të ulët - Instrumentet me afat maturimi 12 mujor arritën normën e interesit 5.83%
Në ankandin e kësaj jave, bonot e thesarit kanë shënuar tjetër rritje, por duke shënuar ngadalësim të trendit në raport me të mëparshmit. Sipas të dhënave të......

AMF, konferencë ndërkombëtare për financat e gjelbra. Drejtori i AMF: Sektori financiar, rol kyç në financimet pro mjedisit
Kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete deklaron se ka ardhur momenti që të ndërgjegjësohemi dhe të mendojmë se si mund t’i bëjmë faktorët......

Vonesat e gjykatave, “hemorragji” për biznesin - Kasmi: Zbardhja e vendimeve, jashtë afateve. Cënohet siguria juridike e sipërmarrjeve
Bizneset dhe qytetarët vuajnë neglizhencën e gjykatave në zbardhjen e vendimeve, të cilat në të shumtën e rasteve bëhen jashtë afateve ligjore. E ndërsa......

Mallrat e akcizës “thajnë” doganat -Të ardhurat totale në tetor regjistrojnë rënie me 2 mld lekë. Si 10-mujor arrijnë 183,3 mld
Muaji tetor duket se ka krijuar një ngërç në administratën doganore. Të dhënat më të fundit zyrtare tregojnë për një rënie të të ardhurave me pothuajse 2......

Drejtoria e Gjelbërimit pranon ‘dështimin’ me “Pyllin Orbital”! Projektit strategjik s’i funksionon strategjia. Kryeqyteti s’ka hapësira për mbjellje
Projekti strategjik i kryeqytetit, “Pylli Orbital”, rezulton të jetë një projekt i dështuar. Projektit të shpallur si strategjik, duket se i ka munguar......

Yellen: India mund të blejë naftë ruse sa të dojë, por nuk mund të përdorë sigurimet, financat dhe shërbimet detare perëndimore!
India mund të blejë naftë nga Rusia sa të dojë edhe me çmime mbi kufirin e çmimit të vendosur nga G7, por zbatohen kushte të rrepta, i tha Reuters Sekretarja e......

Kina ngadalëson blerjet e naftës ruse me afrimin e sanksioneve europiane
Rafineritë kinezë po ngadalësojnë blerjet e naftës së papërpunuar ruse në dhjetor dhe po paguajnë prime më të ulëta përballë sanksioneve të afërta të Bashkimit......