Gjermanët, më “dorështrënguar” për Krishtlindje - Sondazhi: Qytetarët do të shpenzojnë më pak për dhuratat e festave

Konsumatorët gjermanë planifikojnë të shpenzojnë më pak para për dhurata këtë Krishtlindje, megjithëse pritshmëritë për sezonin festiv mbeten të larta.
Sipas një sondazhi të ri të Federatës Gjermane të Shitjeve me Pakicë, gjermanët planifikojnë të shpenzojnë mesatarisht 263 euro për dhurata, një shumë e tkurrur me 34 euro krahasuar me vitin 2023. Ndërkohë, parashikohet një rritje nominale e shitjeve prej 1.5% për muajt nëntor dhe dhjetor, duke arritur 126.2 miliardë euro. Por kjo shifër, pas përshtatjes me inflacionin, mbetet praktikisht e pandryshuar në raport me vlerat e mëparshme.
Në të njëjtin sondazh, 80% e bizneseve me pakicë presin konsumatorë më “dorështrënguar”, ndërsa 83% besojnë se klientët do të jenë më të vetëdijshëm për çmimet për shkak të shtrenjtimit të shumë produkteve.
Në një sondazh tjetër, 73% e të anketuarve thanë se mezi presin periudhën e Krishtlindjes. Rreth 54% planifikojnë të shpenzojnë pothuajse të njëjtën shumë si vitin e kaluar, 11% “pak më pak” dhe 10% “ndjeshëm më pak”. Ndërsa vetëm 10% e të anketuarve u shprehën se do të shpenzojnë më shumë. Dhuratat më të preferuara janë kuponët dhuratë, lodrat, librat, produktet kozmetike dhe ato të kujdesit personal.
Federata bëri thirrje për krijimin e kushteve më të mira për ekonominë dhe sektorin e shitjes me pakicë, duke kërkuar uljen e burokracisë dhe taksës së energjisë elektrike për të gjithë, si dhe duke theksuar nevojën për “mundësi të barabarta” me kompanitë kineze Temu dhe Shein.
Institucioni gjithashtu nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së qendrave të qyteteve, duke shtuar se sektori i shitjeve me pakicë është industria e tretë më e rëndësishme në Gjermani, me 18.5% të shitjeve vjetore të regjistruara gjatë sezonit të festave.
Furnizim “emergjent” me energji - ERE hap garën për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit: Rëndësi, pasi tregu i lirë po zgjerohet
Enti Rregullator i Energjisë ka hapur zyrtarisht procedurën për përzgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, i njohur si FMF, një shërbim thelbësor për......
Hungaria, ulje taksash për bizneset e vogla - Kryeministri Orban prezanton paketën me vlerë 272 milionë dollarë
Hungaria prezantoi një paketë uljesh tatimore për bizneset e vogla me vlerë deri në 272 milionë dollarë. Kjo paketë do të financohet me një rritje të taksës......
Shqipëria, 35% femra në parlament/ Tejkalojmë mesataren e BE dhe me rritje të lartë në rajon
Gjatë tre dekadave të fundit, shumë vende në mbarë botën kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme për të rritur pjesëmarrjen e grave në politikë, duke vendosur......
Kina “mund” Turqinë! Struktura e importeve shqiptare për 2025: Italia kryeson, por rritet influenca aziatike
Të dhënat më të fundit mbi strukturën e importeve tregojnë se pesha e partnerëve kryesorë të Shqipërisë ka pësuar lëvizje të dukshme gjatë periudhës......
Workshopi Ndërkombëtar për hetimet penale, Xhaja: AAPSK, progres në mirëadministrimin e pasurive të krimit
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) merr pjesë në workshop-in tre-ditor “Inspektorëve Tatimorë pa Kufij - Programi i......
Kina “financon” SHBA-në - Pse Uashingtoni ka marrë 200 mld USD kredi nga bankat shtetërore kineze?
Prej vitesh, Uashingtoni ka paralajmëruar vendet e tjera të mos u besojnë huave nga bankat shtetërore kineze, që kanë ndihmuar ngritjen e Kinës si superfuqi.......
Rregulla të reja për deklarimin e faturave - Pr/ligji për fiskalizimin, forcohet gjurmueshmëria e transaksioneve me blerës të huaj
Ligji për fiskalizimin do të pësojë ndryshime, që synojnë të rrisin kontrollin dhe gjurmueshmërinë e transaksioneve. Konkretisht, ndryshimet në......
“Tarifë 500% për vendet që bëjnë tregti me Rusinë” - Trump paralajmëron masa të reja për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Një projektligj i propozuar në Senatin Amerikan mund të vendosë një tarifë prej 500% ndaj vendeve që vazhdojnë të tregtojnë me Moskën, duke përfshirë blerës......


