Hungaria, ulje taksash për bizneset e vogla - Kryeministri Orban prezanton paketën me vlerë 272 milionë dollarë

Hungaria prezantoi një paketë uljesh tatimore për bizneset e vogla me vlerë deri në 272 milionë dollarë. Kjo paketë do të financohet me një rritje të taksës mbi bankat para zgjedhjeve kombëtare të vitit të ardhshëm, tha kryeministri Viktor Orban.
Teksa përballet me vitin e tretë të stanjacionit, qeveria e Orban ka shpallur ulje të mëdha tatimore për familjet, rritje pagash, kupona ushqimorë për pensionistët dhe masa të tjera për të forcuar mbështetjen.
Javën e kaluar, kabineti i tij rriti objektivat për deficitin buxhetor në 5% për këtë vit dhe vitin tjetër, duke dyfishuar taksën mbi bankat në 1.1 miliardë dollarë, ndërsa shpenzimet më të larta para zgjedhjeve rrëzuan planet për uljen e deficitit.
“Duhet të gjejmë një ekuilibër të arsyeshëm,” tha Orban në një konferencë për shtyp. “Për ne, punësimi është i rëndësishëm dhe vendet e punës gjenden kryesisht në sektorin e prodhimit dhe shërbimeve, prandaj ato kanë prioritet.”
Kryeministri hungarez theksoi se masat do të përfshijnë shtyrjen për gjashtë muaj të rritjes së taksës së akcizës mbi karburantin me një kosto prej 60 milionë dollarësh. Po ashtu, paketa përmban dhënien e përfitimeve tatimore për kompanitë e energjisë, me objektiv modernizimin e infrastrukturës dhe uljen e tatimeve për bizneset e vogla.
Ndër të tjera, qeveria do të përfshijë 5,000 biznese të tjera në taksën për bizneset e vogla dhe do të rrisë kufijtë e saj në sektorin e shitjes me pakicë, pa ndryshuar normat e tatimit, duke prekur 3,500 biznese, tha Orban.
Shqipëria, 35% femra në parlament/ Tejkalojmë mesataren e BE dhe me rritje të lartë në rajon
Gjatë tre dekadave të fundit, shumë vende në mbarë botën kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme për të rritur pjesëmarrjen e grave në politikë, duke vendosur......
Kina “mund” Turqinë! Struktura e importeve shqiptare për 2025: Italia kryeson, por rritet influenca aziatike
Të dhënat më të fundit mbi strukturën e importeve tregojnë se pesha e partnerëve kryesorë të Shqipërisë ka pësuar lëvizje të dukshme gjatë periudhës......
Workshopi Ndërkombëtar për hetimet penale, Xhaja: AAPSK, progres në mirëadministrimin e pasurive të krimit
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) merr pjesë në workshop-in tre-ditor “Inspektorëve Tatimorë pa Kufij - Programi i......
Kina “financon” SHBA-në - Pse Uashingtoni ka marrë 200 mld USD kredi nga bankat shtetërore kineze?
Prej vitesh, Uashingtoni ka paralajmëruar vendet e tjera të mos u besojnë huave nga bankat shtetërore kineze, që kanë ndihmuar ngritjen e Kinës si superfuqi.......
Rregulla të reja për deklarimin e faturave - Pr/ligji për fiskalizimin, forcohet gjurmueshmëria e transaksioneve me blerës të huaj
Ligji për fiskalizimin do të pësojë ndryshime, që synojnë të rrisin kontrollin dhe gjurmueshmërinë e transaksioneve. Konkretisht, ndryshimet në......
“Tarifë 500% për vendet që bëjnë tregti me Rusinë” - Trump paralajmëron masa të reja për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Një projektligj i propozuar në Senatin Amerikan mund të vendosë një tarifë prej 500% ndaj vendeve që vazhdojnë të tregtojnë me Moskën, duke përfshirë blerës......
Luhatje në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar luhatje të lehta të kuotës nga një ditë më parë duke u blerë këtë mëngjes me 82.7 lekë dhe duke u shitur me 83.8 lekë sipas......
Situata meteorologjike, kryesisht e qetë - Reshje me intensitet të ulët deri mesatare. Pa probleme serioze në nivel kombëtar
Në një komunikim për publikun, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me......





