“Zgjerim i tregut të sigurimeve dhe tregut të kapitaleve” - Kandidatja për drejtimin e AMF, Adela Xhemali prezanton platformën

Ish-zv.Ministrja e Financave, Adela Xhemali është kandidatja e propozuar nga Këshilli i Ministrave për të drejtuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare në 5 vitet e ardhshme.
Gjatë dëgjesës në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Xhemali prezantoi platformën e saj për drejtimin e këtij institucioni, ku theksoi se do ti kushtohet vëmendje zgjerimit të tregut të sigurimeve, diversifikimit të produkteve, zhvillimit të tregut të kapiteleve si dhe promovimit të obligacioneve të gjelbra.
“AMF ka një rol thelbësor në garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të tregjeve jo financiare, mbrojtjen e investitorëve. Nëse do të kem besimin tuaj për drejtimin e këtij institucioni më lejoni t’ju paraqes vizionin tim për vitet e ardhshme që lidhen me zhvillimin e mëtejshëm i tregut të sigurimeve, diversifikimi i produkteve dhe mbikëqyrje bazuar në risk, standarde të reja të raportimit financiar dhe diversifikimi i tregut të sigurimeve janë hapa të domosdoshëm për të mundësuar konkurrencën e shtuar që sjell integrimi europian. Së dyti, zhvillimi i tregut të kapitaleve, të krijohet një ambient për mundësi reale për të siguruar investim afatgjatë, përmes forcimit dhe të bursës. Së treti, zhvillimi i fondeve të pensioneve dhe fondeve të sigurimit. Së katërti, mbrojtja e konsumatorit dhe edukimi financiar. Së pesti financimi i gjelbër dhe digjitalizimi. Promovimi i obligacioneve të gjelbëra dhe produkteve të tjera të qëndrueshme financiare. Së gjashti, përmirësimi i qeverisjes korporatave”.
E pyetur se cila do të ishe gjëja e parë që do bënte në krye të AMF, Xhemali theksoi se sfidë është integrimi në Bashkimin Europian dhe nevoja për tu adaptuar me këtë treg.
“AMF-ja duhet të jetë shumë e fortë që të zhvillojë tregjet dhe ti konsolidojë. Jemi në një moment që nuk mund të zhvillohemi pa u konsoliduar. Gjëja e parë që do të bëj me strukturat e AMF është që do të shikojmë të gjitha rekomandimet që janë marrë. Në momentin që ulen barrierat e tregjeve dhe tregu shqiptar bëhet pjesë e tregut të madh, kjo është sfida kryesore dhe në duhet të punësojmë njëkohësisht si për përmirësimin e konkurrueshmërisë dhe për forcimin e rregullatorit. Ka një kombinim të disa sfidave por që janë dhe oportunitete për rregullatorin”.
Sipas Xhemani, është domosdoshmëri që në fazën ku jemi aktualisht sa i takon integrimit, të ndryshohet ligji organik dhe ligjet për tregjet. Ndryshime të cilat, sipas saj, duhen bërë kujdes që t’u jepet tregjeve një nxitje për të ecur me shpejtësi të caktuar, por edhe të mbështeten që të zhvillohen për të përballuar konkurrencën, duke pasur parasysh se tregu ynë është i vogël dhe modest.
Gjermanët, më “dorështrënguar” për Krishtlindje - Sondazhi: Qytetarët do të shpenzojnë më pak për dhuratat e festave
Konsumatorët gjermanë planifikojnë të shpenzojnë më pak para për dhurata këtë Krishtlindje, megjithëse pritshmëritë për sezonin festiv mbeten të......
Furnizim “emergjent” me energji - ERE hap garën për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit: Rëndësi, pasi tregu i lirë po zgjerohet
Enti Rregullator i Energjisë ka hapur zyrtarisht procedurën për përzgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, i njohur si FMF, një shërbim thelbësor për......
Hungaria, ulje taksash për bizneset e vogla - Kryeministri Orban prezanton paketën me vlerë 272 milionë dollarë
Hungaria prezantoi një paketë uljesh tatimore për bizneset e vogla me vlerë deri në 272 milionë dollarë. Kjo paketë do të financohet me një rritje të taksës......
Shqipëria, 35% femra në parlament/ Tejkalojmë mesataren e BE dhe me rritje të lartë në rajon
Gjatë tre dekadave të fundit, shumë vende në mbarë botën kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme për të rritur pjesëmarrjen e grave në politikë, duke vendosur......
Kina “mund” Turqinë! Struktura e importeve shqiptare për 2025: Italia kryeson, por rritet influenca aziatike
Të dhënat më të fundit mbi strukturën e importeve tregojnë se pesha e partnerëve kryesorë të Shqipërisë ka pësuar lëvizje të dukshme gjatë periudhës......
Workshopi Ndërkombëtar për hetimet penale, Xhaja: AAPSK, progres në mirëadministrimin e pasurive të krimit
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) merr pjesë në workshop-in tre-ditor “Inspektorëve Tatimorë pa Kufij - Programi i......
Kina “financon” SHBA-në - Pse Uashingtoni ka marrë 200 mld USD kredi nga bankat shtetërore kineze?
Prej vitesh, Uashingtoni ka paralajmëruar vendet e tjera të mos u besojnë huave nga bankat shtetërore kineze, që kanë ndihmuar ngritjen e Kinës si superfuqi.......
Rregulla të reja për deklarimin e faturave - Pr/ligji për fiskalizimin, forcohet gjurmueshmëria e transaksioneve me blerës të huaj
Ligji për fiskalizimin do të pësojë ndryshime, që synojnë të rrisin kontrollin dhe gjurmueshmërinë e transaksioneve. Konkretisht, ndryshimet në......


