Shqipëria Postuar më 30 Mars 2023, 13:45

“Bashkitë, brenda 2 vitesh zerojnë borxhet” - Brahimi: Formulë e re për shlyerjen, efekti nis nga 2024-ta

Nga SCAN TV
“Bashkitë, brenda 2 vitesh zerojnë borxhet” - Brahimi:

Të gjitha bashkitë në vend që kanë detyrime të akumuluara, do të jenë të detyruara që brenda dy vitesh të shlyejnë të gjitha borxhet.  Drejtori i Financave Vendore në Ministrinë e Financave, Fran Brahimi, sqaron iniciativën e re ligjore që do të detyrojë vendorët që të zerojnë borxhet që kanë ndaj bizneseve dhe qytetarëve.

Projektligji i cili ka nisur diskutimet në komisionet kuvendore dhe pas miratimit në seancë pritet të hyjë në fuqi, do ti shtrijë efektet duke filluar nga 2024-ra.

Ndërkohë parapelisht, përmes një akti normativ të miratuar në fund të vitit që lam pas,  qeveria vendosi në dispozicion të bashkive një shumë prej 1 miliardë lekësh për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të trashëguara kryesisht nga ish komunat.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat