Programi “EU4Schools”/ Dy shkollat në Bashkinë Lezhë parashikohet të përfundojnë brenda këtij viti!
Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – PNUD Shqipëri bën me dije se në Bashkinë Lezhë po vijon puna për ndërtimin/riparimin e dy objekteve arsimore, pjesë e Programit “EU4Schools”/ “BE për shkollat”.
“Më konkretisht, bëhet fjalë për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, ku përfitojnë 631 nxënës, 38 mësues & 60,000 banorë të komunitetit; si dhe riparimin e shkollës 9-vjeçare & kopshtit “Fran Ivanaj” Ishull-Shëngjin, ku përfitojnë 179 nxënës, 47 fëmijë, 17 mësues & 8,100 banorë të komunitetit,” shkruhet në njoftim.
Sipas PNUD Shqipëri, këto janë dy prej 15 objekteve, të cilat janë aktualisht në proces rindërtimi/riparimi në kontekstin e Programit “EU4Schools”, të cila po ndërtohen/riparohen bazuar në dy parimet themelore “Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë Së Bashku”, duke siguruar standardin më të lartë të procesit mësimor për nxënësit, fëmijët, mësuesit dhe mbarë komunitetet e prekura.
Sipas njoftimit në fokus të Programit “EU4Schools” është rindërtimi apo riparimi i 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë rreth 25,000 fëmijë, nxënës e mësues. Deri tani, në kontekstin e këtij programi kanë përfunduar 39 objekte arsimore.
Për më shumë rreth këtij programi dhe për t’u informuar në kohë reale mbi ecurinë e tij, ju ftojmë të ndiqni edhe portalin e transparencës: https://eu4schoolsportal.al/
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

121 vendet më të mira në botë për prodhimin e grurit - Shqipëria pas Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës!
Gruri është kokrra e drithërave që konsumohet më së shumti në të gjithë globin. Gruri është emri i zakonshëm për farën që vjen nga bari. Prandaj, ky miell me......

Marrëveshja tregtare mes Brazilit dhe Kinës për të hequr dorë nga dollari amerikan!
Brazili dhe Kina thuhet se kanë arritur një marrëveshje për të hequr dorë nga dollari amerikan në favor të monedhave të tyre në transaksionet......

Pse Warren Buffett beson se kriptomonedhat "do të ketë një fund shumë të keq"? - Ja opsionet e tjera të investimit sipas tij
Kërkuesit e emocioneve dhe adhuruesit e zellshëm të kriptos kanë kaluar vitet e fundit duke parë rritjen dhe rënien e investimeve alternative herë me ngazëllim......

Qendrat financiare globale - Nju Jorku dhe Londra, në vend të parë
Londra nuk është më lider i vetëm në mesin e qendrave financiare globale, pasi Nju Jorku u ngjit nga vendi i dytë në të parin së bashku me kryeqytetin......

Mashtrime me shpenzimet publike në Britani - Buxheti ka humbur të paktën 21 miliardë paund në dy vitet e fundit
Qeveria e Britanisë ka humbur dhjetëra miliarda paund nga mashtrimet në vitet e fundit, me shumicën e organeve publike të paaftë për të kuptuar shkallën e......

Hendeku i fuqisë punëtore të SHBA - Kryesisht për shkak të tendencave para pandemike
Pothuajse i gjithë hendeku në fuqinë punëtore të SHBA-së është rezultat i tendencave demografike dhe para pandemike, sipas një studimi të ri. Pas llogaritjes......

Marrëveshja ambicioze e BE - Objektiva më ambicioze për energjinë e rinovueshme deri në vitin 2030
Negociatorët e Bashkimit Europian arritën një marrëveshje politike për objektiva më ambicioze për të zgjeruar përdorimin e energjisë së rinovueshme deri në......

Suedia vendos rekord për energjinë e erës - Në shkurt, 27% e totalit. Deri në 2040 synon 100% nga burime të rinovueshme
Më shumë se një e katërta e energjisë elektrike në Suedi është prodhuar nga impiantet e erës për dy muaj rresht. Vendi skandinav prodhoi një rekord 27 për qind......