Bota Postuar më 30 Mars 2023, 10:00

Qendrat financiare globale - Nju Jorku dhe Londra, në vend të parë

Nga SCAN TV
Qendrat financiare globale - Nju Jorku dhe Londra, në vend të

Londra nuk është më lider i vetëm në mesin e qendrave financiare globale, pasi Nju Jorku u ngjit nga vendi i dytë në të parin së bashku me kryeqytetin britanik, pasi më shumë kompani listohen në Shtetet e Bashkuara.

Një sondazh vjetor, tregoi se standardet për performancën e qendrave financiare globale i dhanë Londrës një rezultat të përgjithshëm konkurrueshmërie prej 60, nga 59 në 2022, por Nju Jorku e rriti rezultatin e tij në 60. Singapori ishte i treti me 51, Frankfurti 46, Parisi 43 dhe Tokio 35.

Britania vazhdon të ndërtohet mbi pikat e forta të saj prej kohësh si qendra më e madhe në botë për emetimin e borxhit ndërkombëtar, risigurimin tregtar dhe tregun e këmbimit valutor, si dhe qendra e dytë më e madhe e menaxhimit të aseteve. Por, numri i listimeve të kompanive ndërkombëtare në Londër po bie dhe pak firma globale po zgjedhin këtë qytet.

Zyrtarët e sektorit të financave në Britani kanë bërë thirrje për reforma më të shpejta të rregullave financiare për të forcuar konkurrencën e qytetit, pasi Brexit vendosi  Londrën përballë qendrave të njohura BE-së si Amsterdami, Parisi dhe Frankfurti. Nju Jorku e kaloi Londrën në vitin 2018 për t'u bërë qendra kryesore financiare.

Dorina Kurtaj/SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 30 Mars

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Dollari amerikan është ‘zgjuar’ në vlera pozitive këtë mëngjes pasi në raport em ditën e djeshme ka rikuperuar pikë teksa është blerë sot me 104.3 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat