Mashtrime me shpenzimet publike në Britani - Buxheti ka humbur të paktën 21 miliardë paund në dy vitet e fundit

Qeveria e Britanisë ka humbur dhjetëra miliarda paund nga mashtrimet në vitet e fundit, me shumicën e organeve publike të paaftë për të kuptuar shkallën e problemit, deklaroi mbikqyrësi i pavarur i shpenzimeve publike. Zyra Kombëtare e Auditimit tha se llogaritë e qeverisë treguan për mashtrim me një vlerë totale prej 21 miliardë paund në vitet financiare 2020/21 dhe 2021/22, nga 5.5 miliardë paund në dy vitet e mëparshëm. Prej tyre, 7.3 miliardë paund lidheshin me skemat e përkohshme të COVID-19, shumica e të cilave përfshinin kredi për bizneset.
Kosto e mashtrimit mund të jetë shumë më e lartë, theksoi mbikqyrësi, duke treguar shifrat e mashtrimit në mes 33.2 miliardë dhe 58.8 miliardë paund vetëm për vitin 2020/21, përjashtuar shpenzimet e lidhura me pandeminë.
Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, shumica e departamenteve qeveritare kishin pak aftësi për të luftuar mashtrimin, apo edhe për të kuptuar se sa i madh ishte rreziku.
"Përveç humbjes së parave të taksapaguesve, kjo krijon rrezikun që njerëzit ta perceptojnë mashtrimin dhe korrupsionin në të gjithë qeverinë si normale dhe të toleruar. Nëse nuk trajtohet, kjo mund të ndikojë në besimin e publikut në integritetin e shërbimeve publike", theksojnë ekspertët
Pozicioni i Britanisë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International ra ndjeshëm vitin e kaluar, që i atribuhet uljes së standardeve në qeveri dhe kontrolleve mbi përdorimin e parave të taksapaguesve.
Ministri i Financave, Jeremy Hunt, deklaroi së fundmi se, lufta kundër mashtrimit me taksat dhe përfitimeve shtetërore ishin prioritete për qeverinë.
Dorina Kurtaj/SCAN
Sondazh

Hendeku i fuqisë punëtore të SHBA - Kryesisht për shkak të tendencave para pandemike
Pothuajse i gjithë hendeku në fuqinë punëtore të SHBA-së është rezultat i tendencave demografike dhe para pandemike, sipas një studimi të ri. Pas llogaritjes......

Marrëveshja ambicioze e BE - Objektiva më ambicioze për energjinë e rinovueshme deri në vitin 2030
Negociatorët e Bashkimit Europian arritën një marrëveshje politike për objektiva më ambicioze për të zgjeruar përdorimin e energjisë së rinovueshme deri në......

Suedia vendos rekord për energjinë e erës - Në shkurt, 27% e totalit. Deri në 2040 synon 100% nga burime të rinovueshme
Më shumë se një e katërta e energjisë elektrike në Suedi është prodhuar nga impiantet e erës për dy muaj rresht. Vendi skandinav prodhoi një rekord 27 për qind......

"Rrezik i thellë për njerëzimin": Drejtuesit e teknologjisë bëjnë thirrje për "pauzë" në zhvillimin e avancuar të AI!
Sipërmarrësit dhe akademikët e famshëm kanë paralajmëruar se sistemet e inteligjencës artificiale (AI) "paraqesin rreziqe të thella për shoqërinë dhe......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan është ‘zgjuar’ në vlera pozitive këtë mëngjes pasi në raport em ditën e djeshme ka rikuperuar pikë teksa është blerë sot me 104.3 lekë dhe......

Nafta zbret pranë 78 dollarë për fuçi - Rusia ul më pak se parashikimet eksportet drejt Europës
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë. Të dhënat e publikuara në SHBA që treguan një rënie surprizë......

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Fokusi i investitorëve, te politikat monetare të bankave qendrore
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi në treg vijon momenti pozitiv, për shkak të largimit të shqetësimeve për industrinë......

Tregu i monedhave vijon qëndrueshmërinë - Investitorët, të fokusuar te lufta e bankave qendrore kundër inflacionit
Tregu monetar ka vijuar qëndrueshmërinë edhe në sesionin e sotëm, pasi janë larguar shqetësimet që kishin të bënin me sistemin bankar dhe tashmë vëmendja është......