Regjistër për shqiptarët e dënuar në botë - Qeveria miraton vendimin. Përfshihet vendi dhe arsyeja e dëbimit. Bazë për të dhënat shtetërore

Për të gjithë shqiptarët që janë dënuar jashtë vendit për vepra të ndryshme penale do të krijohet një regjistër elektronik që do të shërbejë si bazë të dhënash shtetërore. Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë regjistrin me të dhënat e të dënuarve shqiptarë në botë.
Sipas vendimit të publikuar nga kryeministria ky regjistër është një bazë e të dhënave shtetërore, nëpërmjet së cilës grumbullohet informacioni i organizuar dhe i ruajtur në formë elektronike për ҫdo vendim penal të formës së prerë, të dhënë nga autoritetet e huaja ndaj shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj ose pa shtetësi, por me banim të përhershëm në shtetin shqiptar, ku përpunimi dhe përditësimi i tij kryhet nëpërmjet një sistemi kompjuterik.
Regjistri në fjalë përmban të dhëna që nga gjendja civile e të dënuarit, shteti ku është dënuar, vendimi i dhënë për të, vepra për të cilën është dënuar, etj.
shteti në të cilin është dënuar personi, autoriteti gjyqësor që ka dhënë dënimin, të dhënat e vendimit penal të autoritetit gjyqësor të huaj, vepra penale për të cilën është dënuar, masa e dënimit, shteti i ekzekutimit të vendimit penal etj.
Regjistri I krijuar do të ndërlidhet edhe me regjistrin kombëtarë të Gjendjes Civile, atë të çështjeve gjyqësore dhe penale. Ky regjistër elektronik i gjendjes gjyqësore të personave të dënuar jashtë vendit do të administrohet e mirëmbahet nga Ministria e Drejtësisë.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

2023 nis me rritjen e sigurimeve të jetës, shtesa 35.5% - Sipas AMF, llogariten në 277 milionë lekë gjatë dy muajve të parë të vitit
Megjithëse në nivele modeste, sigurimi i jetës ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajve të parë të këtij viti. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare......

2022, ekonomia shqiptare u rrit me 4.84% - "Bien" projeksionet pesimiste, ndërtimi "lokomotiva" e rritjes
Të dhënat paraprake nga “Instituti i Statistikave” nisur nga vlerësimet e tremujorit të katërt të vitit 2022, bëjnë me dije se ekonomia shqiptare u rrit me......

Shkurti sjell rritje të kreditimit me 5% - Vijojnë tendencat rritëse edhe të kredisë për blerje banese, 23% më shumë se vjet
Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi nivelin e huave të reja të disbursuara gjatë muajit shkurt drejt individëve dhe korporatave jofinanciare......

Programi “EU4Schools”/ Dy shkollat në Bashkinë Lezhë parashikohet të përfundojnë brenda këtij viti!
Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – PNUD Shqipëri bën me dije se në Bashkinë Lezhë po vijon puna për......

121 vendet më të mira në botë për prodhimin e grurit - Shqipëria pas Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës!
Gruri është kokrra e drithërave që konsumohet më së shumti në të gjithë globin. Gruri është emri i zakonshëm për farën që vjen nga bari. Prandaj, ky miell me......

Marrëveshja tregtare mes Brazilit dhe Kinës për të hequr dorë nga dollari amerikan!
Brazili dhe Kina thuhet se kanë arritur një marrëveshje për të hequr dorë nga dollari amerikan në favor të monedhave të tyre në transaksionet......

Pse Warren Buffett beson se kriptomonedhat "do të ketë një fund shumë të keq"? - Ja opsionet e tjera të investimit sipas tij
Kërkuesit e emocioneve dhe adhuruesit e zellshëm të kriptos kanë kaluar vitet e fundit duke parë rritjen dhe rënien e investimeve alternative herë me ngazëllim......

Qendrat financiare globale - Nju Jorku dhe Londra, në vend të parë
Londra nuk është më lider i vetëm në mesin e qendrave financiare globale, pasi Nju Jorku u ngjit nga vendi i dytë në të parin së bashku me kryeqytetin......