2022, ekonomia shqiptare u rrit me 4.84% - "Bien" projeksionet pesimiste, ndërtimi "lokomotiva" e rritjes

Të dhënat paraprake nga “Instituti i Statistikave” nisur nga vlerësimet e tremujorit të katërt të vitit 2022, bëjnë me dije se ekonomia shqiptare u rrit me 4.84% përgjatë vitit 2022, krahasuar më vitin 2021. Nga analiza e shifrave shohim se, krahasuar me vitin pararendës, ritmet e rritjes kanë rënë, por pavarësisht kësaj, kjo rritje për vitin që lamë pas duket se ka hedhur poshtë projeksionet e Bankës Botërore të muajit janar, të cilat parashikonin një rritje të ekonomisë shqiptare deri në 3.5%. Nga ana tjetër, këto terma zgjerimi ekonomik kanë ardhur në një vit krize.
Nëse do të shohim ecurinë e rritjes ekonomike përgjatë tremujoreve të vitit 2022 shohim se temujori i parë rezulton më rritje deri në 6.5%. Përgjatë tremujorit të dytë ekonomia u rrit me 2.2%, duke regjistruar një rënie si pasojë e efekteve të luftës në Ukrainë, ndërkohë që në tremujorin e tretë të vitit ekonomia u rrit me 4.02%. Produkti i Brendshëm Bruto e mbylli vitin me rritje deri në 4.73% në tremujorin e katërt të vitit 2022, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2021.
Ndërtimi duket se ka udhëhequr rritjen ekonomike përgjatë gjithë vitit, me përjashtim të tremujorit të dytë. Shifrat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë së përgjatë tremujorit të katërt të vitit 2022 kontributin më pozitiv e ka dhënë "Ndërtimi" me 1,69 pikë përqindje. Po ashtu grupi “Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” ndikoi me 0,96 pikë përqindje, “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me 0,88 pikë përqindje, “Industria, Energjia dhe Uji” me 0,70 pikë përqindje, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me 0,54 pikë përqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me 0,47 pikë përqindje, “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me 0,26 pikë përqindje. Negativisht kontribuan aktivitetet “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me 0,42 pikë përqindje, “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” me 0,12 pikë përqindje dhe “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me 0,09 pikë përqindje.
Nëse në analizë marrim ndryshimin e degëve kryesore, shohim se për tremujorin e katërt, rritjen më të lartë e kanë shënuar grupet “Ndërtimi” me 14.4%, pasuar nga “Informacioni dhe Komunikacioni” me 13.79% dhe “Aktivitetet Financiare e të Sigurimit” me 12.97%. Pra, këto tre grupe kanë pësuar rritje me numra dyshifrorë. Nga ana tjetër, rritje të konsiderueshme kanë pësuar edhe grupe si industria, apo aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 5.61% dhe 9.36%. Grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje”, "Aktivitete të tjera shërbimi” patën një rënie me 14.81%. Me rënie paraqitet edhe grupi “Bujqësia, pyjet dhe peshkimi” me 0.11%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Taksat Neto mbi produktet u ulën me 1.04%.
Me rritje paraqiten të dhënat edhe sa i përket konsumit të popullatës. Sipas shifrave të “Institutit të Statistikave” konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 4.49% përgjatë tremujorit të katërt të vitit 2022.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Shkurti sjell rritje të kreditimit me 5% - Vijojnë tendencat rritëse edhe të kredisë për blerje banese, 23% më shumë se vjet
Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi nivelin e huave të reja të disbursuara gjatë muajit shkurt drejt individëve dhe korporatave jofinanciare......

Programi “EU4Schools”/ Dy shkollat në Bashkinë Lezhë parashikohet të përfundojnë brenda këtij viti!
Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – PNUD Shqipëri bën me dije se në Bashkinë Lezhë po vijon puna për......

121 vendet më të mira në botë për prodhimin e grurit - Shqipëria pas Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës!
Gruri është kokrra e drithërave që konsumohet më së shumti në të gjithë globin. Gruri është emri i zakonshëm për farën që vjen nga bari. Prandaj, ky miell me......

Marrëveshja tregtare mes Brazilit dhe Kinës për të hequr dorë nga dollari amerikan!
Brazili dhe Kina thuhet se kanë arritur një marrëveshje për të hequr dorë nga dollari amerikan në favor të monedhave të tyre në transaksionet......

Pse Warren Buffett beson se kriptomonedhat "do të ketë një fund shumë të keq"? - Ja opsionet e tjera të investimit sipas tij
Kërkuesit e emocioneve dhe adhuruesit e zellshëm të kriptos kanë kaluar vitet e fundit duke parë rritjen dhe rënien e investimeve alternative herë me ngazëllim......

Qendrat financiare globale - Nju Jorku dhe Londra, në vend të parë
Londra nuk është më lider i vetëm në mesin e qendrave financiare globale, pasi Nju Jorku u ngjit nga vendi i dytë në të parin së bashku me kryeqytetin......

Mashtrime me shpenzimet publike në Britani - Buxheti ka humbur të paktën 21 miliardë paund në dy vitet e fundit
Qeveria e Britanisë ka humbur dhjetëra miliarda paund nga mashtrimet në vitet e fundit, me shumicën e organeve publike të paaftë për të kuptuar shkallën e......

Hendeku i fuqisë punëtore të SHBA - Kryesisht për shkak të tendencave para pandemike
Pothuajse i gjithë hendeku në fuqinë punëtore të SHBA-së është rezultat i tendencave demografike dhe para pandemike, sipas një studimi të ri. Pas llogaritjes......