“Tatim zero për 17 mijë profesionistë të lirë” - Tabaku dorëzon në Kuvend amendamentin: Të mos diskriminohen shërbimet!

Ndërsa Kuvendi miratoi projektligjin për “Tatimin mbi të ardhurat” hartuar nga qeveria dhe që parashikon të fusë në skemën e taksimit profesionet e lira, Partia Demokratike ka depozituar një amendament frenues. Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka bërë me dije se amendamenti synon të “shpëtojë” të vetëpunësuarit nga taksimi prej 23 për qind.
Sipas saj, “qeveria parashikon t’u marrë 20 milionë euro thuajse 17 mijë profesionistëve të lirë duke diskriminuar të vetëpunësuarit, duke shkelur barazinë dhe ofruar pabarazinë, mos vlerësim i punës, shkelja me këmbë e mundit edhe investimit dhe duke shkelur jo pak herë standartet kontabël”.
Në amendament kërkohet që “të përfshihen në përjashtim deri në fund të vitit 2029 të gjithë ato biznese të vogla dhe profesionistë të lirë që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë në vit duke shmangur një përjashtim që as relacioni dhe as qeveria nuk mund ti japë një arsyetim të saktë”.
Sipas amendamentit” vendosja e këtij ndryshimi do të ishte një hap në drejtimin e duhur për të mbështetur profesionistët e lirë dhe bizneset e vogla, pasi kuptohet qartësisht se ndarja e biznesit të vogël në tregtar dhe ofrues shërbimesh është diskriminuese, pa ndonjë kosto sinjifikative në buxhetin e shtetit dhe rënduese për strukturën e ekonomisë sonë”.
Nisma e qeverisë për të future në sistemin e taksimit profesionistët e lirë përpara vitit 2029 është kundërshtuar edhe nga ekspertët e ekonomisë dhe vetë bizneset.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Regjistër për shqiptarët e dënuar në botë - Qeveria miraton vendimin. Përfshihet vendi dhe arsyeja e dëbimit. Bazë për të dhënat shtetërore
Për të gjithë shqiptarët që janë dënuar jashtë vendit për vepra të ndryshme penale do të krijohet një regjistër elektronik që do të shërbejë si bazë të dhënash......

2023 nis me rritjen e sigurimeve të jetës, shtesa 35.5% - Sipas AMF, llogariten në 277 milionë lekë gjatë dy muajve të parë të vitit
Megjithëse në nivele modeste, sigurimi i jetës ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajve të parë të këtij viti. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare......

2022, ekonomia shqiptare u rrit me 4.84% - "Bien" projeksionet pesimiste, ndërtimi "lokomotiva" e rritjes
Të dhënat paraprake nga “Instituti i Statistikave” nisur nga vlerësimet e tremujorit të katërt të vitit 2022, bëjnë me dije se ekonomia shqiptare u rrit me......

Shkurti sjell rritje të kreditimit me 5% - Vijojnë tendencat rritëse edhe të kredisë për blerje banese, 23% më shumë se vjet
Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi nivelin e huave të reja të disbursuara gjatë muajit shkurt drejt individëve dhe korporatave jofinanciare......

Programi “EU4Schools”/ Dy shkollat në Bashkinë Lezhë parashikohet të përfundojnë brenda këtij viti!
Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – PNUD Shqipëri bën me dije se në Bashkinë Lezhë po vijon puna për......

121 vendet më të mira në botë për prodhimin e grurit - Shqipëria pas Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës!
Gruri është kokrra e drithërave që konsumohet më së shumti në të gjithë globin. Gruri është emri i zakonshëm për farën që vjen nga bari. Prandaj, ky miell me......

Marrëveshja tregtare mes Brazilit dhe Kinës për të hequr dorë nga dollari amerikan!
Brazili dhe Kina thuhet se kanë arritur një marrëveshje për të hequr dorë nga dollari amerikan në favor të monedhave të tyre në transaksionet......

Pse Warren Buffett beson se kriptomonedhat "do të ketë një fund shumë të keq"? - Ja opsionet e tjera të investimit sipas tij
Kërkuesit e emocioneve dhe adhuruesit e zellshëm të kriptos kanë kaluar vitet e fundit duke parë rritjen dhe rënien e investimeve alternative herë me ngazëllim......