Bizneset, më të interesuar për tregjet e huaja - 63% e aplikantëve në shqipëri kërkojnë mbrojtje të markës ndërkombëtarisht

Bizneset në Shqipëri duket se janë më të interesuara për të shtrirë aktivitetin e tyre edhe jashtë kufijve. Nga të dhënat nga Drejtoria e Pronësisë Industriale rezulton se më shumë biznese kanë përzgjedhur regjistrimin e markës edhe në tregjet e huaja sesa brenda vendit.
Të dhënat për 2022 tregojnë se aplikimet ndërkombëtare zënë 63% kurse aplikimet kombëtare zënë 37 %, nga të cilat aplikime kombëtare nga aplikantë të huaj zënë rreth 13.6% dhe aplikimet me aplikant vendas zënë 23.3%. Pavarësisht se aplikimet ndërkombëtare dominojnë, duke i krahasuar me vite më parë ky trend rezulton në ulje të lehtë 2% vetëm për vitin 2022.
Ndërkohë gjatë vitit që lamë pas, janë depozituar 10 kërkesa nga subjekte shqiptare që kanë kërkuar shtrirje ndërkombëtare të aplikimeve të tyre, nëpërmjet Marrëveshjes së Madridit në të cilën shteti shqiptar është palë. Nga ana tjetër janë lëshuar 2016 certifikata ndëkombëtare për bizneset që kërkojnë shtrirjen e markës përtej kufijve ndërsa çertifikata regjistrimi marke kombëtare janë lëshuar në total 963.
Për bizneset shqiptare të cilat regjistrojnë markën kombëare brenda vendit, numri i aplikimeve arrin në 735 nga 1165 aplikime për 2022. Për ato biznese që përzgjedhin ripërtëritjen e markës shënohet nëj trend pozitive me nëj rritje 9.8 krahasuar me 2021.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

“18 mijë dosjeve të pronarëve do u ulet kompensimi në 10%” - Vorpsi: Qeveria ka në plan të ulë faturën nga 100 Miliardë lekë, në 30 miliardë
Rreth 18 mijë dosje pronash për të cilat është marrë prej vitesh një vendim kthimi apo kompensimi, do të rishikohen në frymën e ndryshimeve të reja në ligjin e......

“Tatim zero për 17 mijë profesionistë të lirë” - Tabaku dorëzon në Kuvend amendamentin: Të mos diskriminohen shërbimet!
Ndërsa Kuvendi miratoi projektligjin për “Tatimin mbi të ardhurat” hartuar nga qeveria dhe që parashikon të fusë në skemën e taksimit profesionet e lira,......

Regjistër për shqiptarët e dënuar në botë - Qeveria miraton vendimin. Përfshihet vendi dhe arsyeja e dëbimit. Bazë për të dhënat shtetërore
Për të gjithë shqiptarët që janë dënuar jashtë vendit për vepra të ndryshme penale do të krijohet një regjistër elektronik që do të shërbejë si bazë të dhënash......

2023 nis me rritjen e sigurimeve të jetës, shtesa 35.5% - Sipas AMF, llogariten në 277 milionë lekë gjatë dy muajve të parë të vitit
Megjithëse në nivele modeste, sigurimi i jetës ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajve të parë të këtij viti. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare......

2022, ekonomia shqiptare u rrit me 4.84% - "Bien" projeksionet pesimiste, ndërtimi "lokomotiva" e rritjes
Të dhënat paraprake nga “Instituti i Statistikave” nisur nga vlerësimet e tremujorit të katërt të vitit 2022, bëjnë me dije se ekonomia shqiptare u rrit me......

Shkurti sjell rritje të kreditimit me 5% - Vijojnë tendencat rritëse edhe të kredisë për blerje banese, 23% më shumë se vjet
Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi nivelin e huave të reja të disbursuara gjatë muajit shkurt drejt individëve dhe korporatave jofinanciare......

Programi “EU4Schools”/ Dy shkollat në Bashkinë Lezhë parashikohet të përfundojnë brenda këtij viti!
Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – PNUD Shqipëri bën me dije se në Bashkinë Lezhë po vijon puna për......

121 vendet më të mira në botë për prodhimin e grurit - Shqipëria pas Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës!
Gruri është kokrra e drithërave që konsumohet më së shumti në të gjithë globin. Gruri është emri i zakonshëm për farën që vjen nga bari. Prandaj, ky miell me......