99.96 milionë lekë për hartën e kamerave të sigurisë - AKSHI hap tenderin mbi kufirin e lartë monetar: Krimet do zbulohen brenda 48 orësh!

Krijimi i sistemit të hartës digjitale për hapësirat publike të mbuluara me kamera sigurie në rang vendi do të kushtojë rreth 99.96 mln lekë. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur tenderin me vlerë mbi kufirin e lartë monetar, që ka për qëllim identifikimin e kamerave të sigurisë të Policisë së Shtetit, kamerave Publike dhe të Subjekteve Private e më pas implementimin e sistemit elektronik për vendndodhjen dhe perimetrin e tyre të mbulimit.
Po ashtu, synohet implementimi i shërbimit të raportimit të pozicionit gjeografik të kamerave dhe parametrave të tyre në portalin e-Albania. Sipas dokumenteve të tenderit, aktualisht nuk ekziston një sistem informatik dhe informacioni i kamerave të vëzhgimit në administrim të Policisë së Shtetit nuk ruhet dhe nuk administrohet në mënyrë elektronike. Gjithashtu, ekzistojnë shumë kamera në ambjentet publike, të cilat në raste dhe situata të ndryshme nevojitet akses nga Policia.
“Këto kamera (qofshin të policisë, institucioneve shtetërore, bizneseve të ndryshme apo individëve) vërehen në terren për një perimetër të caktuar, gjë që policia humbet shumë kohë për identifikimin dhe aksesimin e tyre”,- shtohet më tej. Ndërkohë që, sipas AKSHI-t, me implementimin e këtij projekti policia do të ketë mundësi të identifikojë dhe përpunojë më shpejt informacionin për kamerat e sigurisë në të gjithë vendin.
“Duke patur informacionin dixhital për pozicionin e kamerave të sigurisë dhe zonën e tyre të mbulimit, Policia e Shtetit e ka më të lehtë identifikimin dhe kërkimin e pamjeve filmike për zona të caktuara në rastet e hetimit të krimeve të ndryshme”,-thuhet në dokumentet e tenderit, duke shtuar se ky sistem synon të ndihmojë në zbulimin e krimit brenda 48 orëve, duke gjurmuar dhe përdorur kamerat që vendosin bizneset apo individët.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=W3ARbPAMh9A
Sondazh

Rritet kërkesa botërore për naftë - Një nga arsyet është rritja e çmimit të gazit
Rritja e cmimit të gazit ka shtuar kërkesën për naftë, që këtë vit do të shënojë një nivel më të lartë se parashikimet dhe në vitin 2023 do të tejkalojë......

Deri në 2025 do jepen dhe 24 koncesione të reja - Zbardhet dokumenti qeveritar mbi kontratat e reja PPP për katër vitet e ardhshëm
Qeveria planifikon që deri në vitin 2025 të japë edhe 24 koncesione të reja. Projektet vijnë në programet për nxitjen e investimeve private per ofrimin e......

Fluturimet low cost: Wizz Air humbet 23 euro për pasagjer - Kompani ajrore si Ryanair dhe Vueling, regjistrojnë fitime
Kompania ajrore e fluturimeve me kosto të ulët, hungarezja Wizz Air shënon një humbje prej 23 eurosh për pasagjer. Kjo është e dhëna më negative mes kompanive......

Tkurret ekonomia e Britanisë - Një nga arsyet kryesore është rritja e kostos së jetesës
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u tkurr në tremujorin e dytë të 2022, pasi kriza e kostos së jetesës së vendit preku kryesisht familjet. Shifrat zyrtare......

Denise Coates, zonja që fiton një milion euro në ditë - Pronarja e “bet365” ndërton pasurinë e saj falë basteve sportive të të tjerëve
Messi, Ronaldo, Mbappè, Neymar e Haaland nuk fitojnë të gjithë së bashku aq para’ sa një zonjë angleze 54-vjeçare, Denise Coates, shumë e lidhur me Stoke City......

Nilevi i ulët i lumit Ren, pasoja për ekonominë gjermane - Transportuesit e qymyrit në vështirësi, detyrohen të reduktojnë furnizimet
Duke u përgatitur për recesionin dhe mungesat e energjisë në sezonin e dimrit, bizneset gjermane po përballen me një mungesë tjetër të rëndësishme: atë të......

BE dhe Koreja e Jugut: Plani i SHBA-së për uljen e taksave të automjeteve elektrike mund të shkelë rregullat e OBT-së!
Bashkimi Europian dhe Koreja e Jugut kanë ngritur shqetësime në lidhje me kreditimin e propozuar të taksave të SHBA-së për blerjet e automjeteve elektrike,......

Vijojnë zjarret masive në Shqipëri – Ja situata aktuale në të gjithë vendin!
Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Robert Hysenllari njofton se sipas të dhënave......