Europa Postuar më 12 Gusht 2022, 10:53

Denise Coates, zonja që fiton një milion euro në ditë - Pronarja e “bet365” ndërton pasurinë e saj falë basteve sportive të të tjerëve

Nga SCAN TV
Denise Coates, zonja që fiton një milion euro në ditë -

Messi, Ronaldo, Mbappè, Neymar e Haaland nuk fitojnë të gjithë së bashku aq para’ sa një zonjë angleze 54-vjeçare, Denise Coates, shumë e lidhur me Stoke City një skuadër futnolli pothuajse anonime që luan në Serinë B angleze. Coates, nënë e pesë fëmijëve nga të cilët katër të adoptuar, është paguar 355 milion euro në vitin 2021. Bëhet fjalë për rreth një milion euro në ditë, 40.500 euro në orë, 675 euro në minutë, 11 euro në sekondë. Por gjithësesi ka fituar më pak se në vitin 2020 kur paga e saj vjetore ishte 542 milion euro përfshirë dhe bonuset.

Coates ndihmon klientët e saj të zbaviten duke ëndërruar se po fitojnë para. Pavarësisht nëse ëndërra realizohet apo jo, ajo në fund gjithnjë fiton. 54 vjecarja drejton bet365, një kompani e madhe bastesh online e themeluar nga vëllai i saj 20 vjet më parë. Fakti që ajo është administratore e deleguar dhe ka kontrollin e grupit e ndihmon në marrëdhëniet me shefin e personelit dhe në përcaktimin e shpërblimeve.

Shifra astronomike e 542 milion eurove shkaktoi shumë bujë një vit më parë. Coates kishte fituar më shumë se administratorët e deleguar të 100 shoqërive të mëdha të kuotuara britanike së bashku. Dhe 3.126 herë më shumë në krahasim me kryeministrin e vendit.

Mbetet fakti se Stoke City në pronësi të familjes miliardere, pas një dekade pa përpjekje reale për t’u ngjitur në Premier League, prej katër sezonesh ndodhet në vendin e 14 ose të 15 të Serisë B angleze. Coates mund të ndihmojë me ndonjë blerje të re, duke qenë se paga e saj e fundit është sa fitimet e Juventus, Inter dhe Milan së bashku.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=cA9u9ePBHfg

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat