Shqipëria Postuar më 12 Gusht 2022, 10:36

Vijojnë zjarret masive në Shqipëri – Ja situata aktuale në të gjithë vendin!

Nga SCAN TV
Vijojnë zjarret masive në Shqipëri – Ja situata aktuale

Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Robert Hysenllari njofton se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri nga të cilat janë shuar vatrat në:

  • në fshatin Sojnik, bashkia Gramsh;
  • në vendin e quajtur Pajalli, dhe fshatin Dragot, bashkia Belsh;
  • në fshatin Topojan, bashkia Cërrik;
  • në fshatin Niçë, bashkia Pogradec;
  • në lagjen Kala, bashkia Berat;
  • në fshatin Dorëz, bashkia Tepelenë;
  • në fshatin Dedaj, bashkia Pukë;
  • në fshatin Aliaj, bashkia Malësi e Madhe;
  • në vendin e quajtur Krrab, bashkia Fushë Arrëz;
  • në fshatin Vukatanë, bashkia Shkodër;
  • në fshatin Vrion, bashkia Finiq;
  • në fshatin Tragjas, bashkia Vlorë;
  • në fshatrat Gjerbës dhe Selitë, bashkia Mallakastër;
  • në fshatrat Agonas dhe Rrakull, bashkia Kavajë;
  • në fshatin Kodër Babrru, bashkia Kamëz;
  • në fshatin Gurrë e Madhe, bashkia Klos;
  • në fshatin Mazhicë, bashkia Bulqizë;
  • në zonën e ish Kënetës, bashkia Durrës;
  • në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë.

Sipas tij aktualisht janë aktive vatrat në:

  1. Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, kjo vatër është riaktivizuar sërish ditën e djeshme, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.
  2. Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, janë angazhuar forcat e pushtetit vendor për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës.
  3. Në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh, intensiteti i të cilit ka rënë ditën e sotme, janë angazhuar ditën e sotme forcat e shërbimit zjarrfikës.

Hysenllari u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit çdo rast të   dyshuar për zjarrvënje të qëllimshme si dhe të tregojnë kujdes në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

E . S / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat