Suedia nis plotësimin e kërkesave të Turqisë për ekstradimin!

Ky është rasti i parë pas kërkesës së Ankarasë për ekstradimin e një numri personash në këmbim të heqjes dorë nga vetoja kundër anëtarësimit të Suedisë në NATO. Si pjesë e marrëveshjes për anëtarësimin e Suedisë në NATO Turqia paraqiti një listë personash me kërkesën që Stokholmi t'i ekstradojë ata për në Turqi.
Ky gjest i Stokholmit në drejtim të Turqisë synon me sa duket të zbusë rezervat e Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Megjithatë ka dyshime, nëse ai është i mjaftueshëm, sepse Ankaraja është ankuar se Suedia nuk po ndërmerr hapa të mjaftueshme për ekstradimet.
"Kjo është një çështje normale, një veprim rutinë. Bëhet fjalë për një shtetas turk i cili është dënuar në Turqi në 2013 dhe 2016 për mashtrim" tha ministri suedez i Drejtësisë Morgan Johansson. "Gjykata e Lartë e ka shqyrtuar si zakonisht çështjen dhe ka konstatuar se nuk ka pengesa për ekstradimin e tij.”
Sipas njoftimeve të radio-televizionit suedez SVT personi në fjalë ishte dënuar nga një gjykatë turke me 14 vjet heqje lirie për abuzime bankare dhe mashtrime me karta krediti. Personi në fjalë e mohon krimin dhe thotë se është dënuar për shkak se është konvertuar nga feja e tij në fenë e krishterë dhe se ka refuzuar shërbimin ushtarak.
Anëtarja e NATO-s, Turqia hoqi dorë nga vetoja e saj ndaj kërkesës së Finlandës dhe të Suedisë për t'u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore vetëm në qershor pas disa javësh negociatash të tensionuara. Kreu i shtetit Rexhep Tayip Erdogan i akuzonte dy vendet nordike se strehojnë luftëtarë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
E . S / SCAN
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Monedha europiane shfaqet pozitive këtë mëngjes pasi sërish edhe sot duket se ka rikuperuar pikë njësoj si ditën e enjte teksa blihet me 116.6 lekë dhe shitet......

Bordi i Transparencës rrit me 5 lekë çmimin e naftës!
Pasi vendosi të martën të ulë më 4 lekë për litër çmimin e tregtimit të naftës me pakicë, Bordi i Transparencës ka marrë një tjetër vendim sot duke e rritur me......

2 miliardë dollarë për portin turistik në Durrës - Përfitimet për Shqipërinë, ende të panjohura, Rama: Do caktohen gjatë negocimit të kontratës
Shteti shqiptar do të jetë aksioner, por përfitimet nga ndërtimi i portit turistik në Durrës janë të panjohura. Një ditë më parë, në një ceremoni të organizuar......

8 arsye pse zgjoheni të lodhur dhe si ta rregulloni këtë!
Ju flini për shtatë deri në tetë orë pothuajse çdo natë, vetëm për t'u ndjerë sërish i shqetësuar gjatë mëngjesit apo edhe pjesën më të madhe të ditës. Si mund......

IEA: Ndërprerja e gazit rrit kërkesën për naftë, por ka erëra të kundërta ekonomike!
Temperaturat e rënduara të verës dhe rritja e çmimeve të gazit kanë rritur përdorimin e naftës në prodhimin e energjisë, tha të enjten Agjencia Ndërkombëtare e......

Mbështetje nga IPARD për mekanikën bujqësore - Krifca: Rishikimi i programit të BE për prodhimin dhe magazinimin e drithrave
Problemet globale të furnizimit me drithra, si pasojë e luftës në Ukrainë, kanë sjellë në qendër të vëmendjes shtimin e prodhimit të grurit dhe......

BSH: Inflacioni i zgjatur ka shtuar rreziqet - Raporti: Ekonomia do rritet, por me ritme më të ulta. Shqetësim, Eurozona dhe kriza në Itali
Normat shumë të larta të Inflacionit, si dhe zgjatja e tyre në kohë, do të jenë shqetësimi kryesor për ekonominë Shqiptare, e cila do të vijojë të rritet, por......

Borxhi publik, shqetësim garancitë sovrane dhe normat e interesit - Strategjia 2022-2026: Risk i ulët nga kursi i këmbimit për shkak të rënies së euros
Ndërsa po përjeton një situatë të shkëlqyer me borxhin e jashtëm, të paktën në terma afatmesme, Qeverisë do i duhet të shqetësohet për elementë të tjerë......