2 miliardë dollarë për portin turistik në Durrës - Përfitimet për Shqipërinë, ende të panjohura, Rama: Do caktohen gjatë negocimit të kontratës

Shteti shqiptar do të jetë aksioner, por përfitimet nga ndërtimi i portit turistik në Durrës janë të panjohura. Një ditë më parë, në një ceremoni të organizuar në ambientet e kryeministrisë, u firmos memorandum i mirëkuptimit mes kompanisë së përfaqësuar nga investitori arab, Muhammed El Alabbar dhe shoqërisë së krijuar për koordinimin dhe administrimin e proceseve të lidhura me projektit.
Ndërkohë që, sipas kryeministrit Edi Rama përfitimet mbeten për t’u negociuar, ndërsa do të bëhen publike kur marrëveshja të shkojë në parlament.
"Shteti shqiptar aty do të jetë aksioner, do të jetë ortak dhe shteti është ortak kur ata të cilët negociojnë mendojnë për shtetin dhe nuk mendojnë për xhepin e tyre siç kanë menduar tërë jetën e tyre ata të cilët akuzojnë se ne bëjmë të njëjtën gjë që ata kanë bërë, se nuk dinë të bëjnë jë tjetër e nuk dinë të shikojnë ndryshe përveç se ashtu, por kjo i mbetet negociatave që do të finalizohen e që do të publikohen i rezultat në momentin kur marrëveshja do të shkojë në Parlament për tu miratuar nga Parlamenti i Shqipërisë”.
Ndërkaq, Rama konfirmoi edhe njëherë se nënshkrimi i kontratës për zbatimin e këtij projekti do të bëhet përmes ligjit special, që anashkalon konkurrencën përmes procedurave të prokurimit publik.
Gjithsesi sot ne jemi në kushtet kur po e nënshkruajmë një protokoll i cili i hap rrugë ligjit, për të konkluduar negociatat për një kontratë që do të jetë një kontratë shembullore e kontrata do të jetë përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kanë spekuluar e nuk anë lënë gjë pa thënë për këtë projekt që është një nga projektet që do të ndryshojë jo Durrësin por Shqipërinë përgjithmonë.
Vlera e investimit për ndërtimin e portit turistik në Durrës parashikohet të jetë 2 miliardë dollarë.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=Ywv0BufOaqQ
Sondazh

8 arsye pse zgjoheni të lodhur dhe si ta rregulloni këtë!
Ju flini për shtatë deri në tetë orë pothuajse çdo natë, vetëm për t'u ndjerë sërish i shqetësuar gjatë mëngjesit apo edhe pjesën më të madhe të ditës. Si mund......

IEA: Ndërprerja e gazit rrit kërkesën për naftë, por ka erëra të kundërta ekonomike!
Temperaturat e rënduara të verës dhe rritja e çmimeve të gazit kanë rritur përdorimin e naftës në prodhimin e energjisë, tha të enjten Agjencia Ndërkombëtare e......

Mbështetje nga IPARD për mekanikën bujqësore - Krifca: Rishikimi i programit të BE për prodhimin dhe magazinimin e drithrave
Problemet globale të furnizimit me drithra, si pasojë e luftës në Ukrainë, kanë sjellë në qendër të vëmendjes shtimin e prodhimit të grurit dhe......

BSH: Inflacioni i zgjatur ka shtuar rreziqet - Raporti: Ekonomia do rritet, por me ritme më të ulta. Shqetësim, Eurozona dhe kriza në Itali
Normat shumë të larta të Inflacionit, si dhe zgjatja e tyre në kohë, do të jenë shqetësimi kryesor për ekonominë Shqiptare, e cila do të vijojë të rritet, por......

Borxhi publik, shqetësim garancitë sovrane dhe normat e interesit - Strategjia 2022-2026: Risk i ulët nga kursi i këmbimit për shkak të rënies së euros
Ndërsa po përjeton një situatë të shkëlqyer me borxhin e jashtëm, të paktën në terma afatmesme, Qeverisë do i duhet të shqetësohet për elementë të tjerë......

Vapa ekstreme në Spanjë godet vjeljen e ullirit, agrumeve dhe avokados - Pritet rritje e çmimeve në të gjithë Europën!
Fermerët spanjollë po përballen me valët e të nxehtit dhe mungesën e ujit. Drithërat dhe ullinjtë po thahen. Kritikët thonë se vetë fermerët janë pjesërisht......

Çmimet e benzinës bien nën 4 dollarë për herë të parë në 5 muaj!
Çmimet e benzinës ranë nën 4 dollarë për herë të parë në më shumë se pesë muaj një lajm i mirë për konsumatorët që po luftojnë me çmime të larta për shumë......

Rikthehet nafta ruse në Europën qendrore - Furnizimi u zhbllokua pas kryerjes së pagesës
Rikthehet nafta ruse në tubacionin e Druzhba që kalon nëpërmjet Ukrainës dhe furnizon Hungarinë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke. Shoqëria ruse Transneft......