Çmimet e benzinës bien nën 4 dollarë për herë të parë në 5 muaj!

Çmimet e benzinës ranë nën 4 dollarë për herë të parë në më shumë se pesë muaj një lajm i mirë për konsumatorët që po luftojnë me çmime të larta për shumë gjëra të tjera thelbësore. AAA tha se mesatarja kombëtare për 3.8 litra ishte 3,99 dollarë të enjten. Çmimet kanë rënë 15 cent në javën e kaluar dhe 68 cent në muajin e fundit, sipas te dhënave zyrtare.
Aplikacioni i blerjeve GasBuddy raportoi se mesatarja kombëtare ishte tashmë në 3,98 dollarë të mërkurën. Rënia e çmimeve të benzinës, biletave të linjës ajrore dhe rrobave po u jep konsumatorëve pak lehtësim, megjithëse inflacioni është ende afër nivelit të lartë të katër dekadave.
Megjithatë, kohët e fundit, çmimet e naftës kanë rënë për shkak të shqetësimit për ngadalësimin e rritjes ekonomike në mbarë botën. Nafta e papërpunuar standarde e SHBA-së kohët e fundit është ulur afër 90 dollarë për fuçi nga mbi 120 dollarë për fuçi në qershor.
Çmimet e larta gjithashtu mund të bëjnë që shoferët amerikanë të ngasin më pak. Kërkesa për benzinë në fillim të gushtit u ul me 3.3% nga e njëjta javë e vitit të kaluar, pasi u ndoq më nga afër shifrat e vitit 2021 në fillim të verës. Çmimet në pompë ka të ngjarë të jenë një çështje kryesore për zgjedhjet afatmesme në nëntor.
Republikanët fajësojnë presidentin Joe Biden për çmimet e larta të benzinës, duke shfrytëzuar vendimet e tij për të anuluar një leje për një tubacion të madh dhe për të pezulluar qiratë e reja të naftës dhe gazit në tokat federale. Biden tha gjatë fundjavës se një familje me dy makina po kursen 100 dollarë në muaj sepse çmimet kanë rënë nga kulmi i tyre në mes të qershorit.
Biden ka debatuar gjithashtu me kompanitë e naftës, duke i akuzuar ato se nuk prodhojnë aq shumë naftë dhe benzinë sa munden, ndërkohë që kanë pasur fitime të mëdha.
Motoristët në Kaliforni dhe Hawaii paguajnë ende mbi 5 dollarë, dhe shtetet e tjera në Perëndim po paguajnë afër kësaj. Gazi më i lirë është në Teksas dhe disa shtete të tjera në jug dhe në mesperëndim. Një vit më parë, çmimi mesatar mbarëkombëtar ishte rreth 3,20 dollarë për 3.8 litra (1 gallon).
Edel Strazimiri / SCAN

Rikthehet nafta ruse në Europën qendrore - Furnizimi u zhbllokua pas kryerjes së pagesës
Rikthehet nafta ruse në tubacionin e Druzhba që kalon nëpërmjet Ukrainës dhe furnizon Hungarinë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke. Shoqëria ruse Transneft......

Administratori i Ryanair: Harrojini fluturimet me 10 euro! “Nuk ka më udhëtime të lira për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve”
Kompania ajrore Ryanair nuk do të ofrojë më fluturime me çmime të ulëta për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve. Administratori ekzekutiv i kompanisë,......

Ngadalësohet rritja e çmimeve në SHBA - Në korrik çmimet e mallrave të konsumit janë rritur vetëm me 0.3%
Çmimet që konsumatorët paguajnë për një sërë mallrash dhe shërbimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rritën me 8.5% në korrik në krahasim me të njëjtin......

Probleme për parfumet Gucci dhe L’Oreal - Rritja e çmimit të gazit shton koston e prodhimit të shisheve
Heinz – Glas është një nga prodhuesit më të mëdhenj të shisheve të qelqit në Gjermani dhe prodhon shishe parfumesh për markat e famshme si Gucci dhe......

Spanja fik dritat e vitrinave për të kursyer energji - Të gjitha dyqanet duhet të fikin dritat në orën 22.00 të mbrëmjes
Ajër i kondicionuar jo më poshtë se 27 gradë në verë dhe ngrohje jo më shumë se 19 gradë në dimër në zyra, dyqane, bare dhe restorante. Dritat e vitrinave do......

Gjermani, qeveria masa për të mbrojtur punëtorët - 10 miliardë euro për të ndihmuar në përballimin e kostos së lartë të jetesës
Gjermania nis të marrë masat për të mbrojtur qytetarët nga inflacioni në rritje. 10 miliard euro do të jepen nga shteti për të ndihmuar punëtorët të cilët e......

Ministria turke: Nisja e anijes me grurë nga porti ukrainas është e pamundur për shkak të motit të keq!
Një anije transportuese me grurë që ishte planifikuar të nisej nga porti Chornomorsk i Ukrainës sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB të enjten nuk......

Disney 'mund' Netflix me mbi 152 milionë abonentë dhe tani do të rrisë çmimet!
Kompania Walt Disney kaloi Netflix-in me një total prej 221 milionë klientësh të transmetimit dhe njoftoi se do të rrisë çmimet për klientët që duan të......