Europa Postuar më 11 Gusht 2022, 11:29

Spanja fik dritat e vitrinave për të kursyer energji - Të gjitha dyqanet duhet të fikin dritat në orën 22.00 të mbrëmjes

Nga SCAN TV
Spanja fik dritat e vitrinave për të kursyer energji - Të gjitha

Ajër i kondicionuar jo më poshtë se 27 gradë në verë dhe ngrohje jo më shumë se 19 gradë në dimër në zyra, dyqane, bare dhe restorante. Dritat e vitrinave do të fiken në orën 22.00 të mbrëmjes.

Në Spanjë kanë hyrë në fuqi një seri masash për kursimin e energjisë elektrike si reagim ndaj krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Pavarësisht se varësia e Spanjës nga gazi natyror rus është shumë e ulët, për kryeministrin Pedro Sanchez plani i përgjigjet linjës që duhet ndjekur, e caktuar nga Bashkimi Europian. Sanchez u shpreh se duhen respektuar marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe solidariteti. Kjo pavarësisht faktit se Spanja është në avantazh për shkak të pozicionit të saj gjeografik në krahasim me vende të tjera që varen më shumë nga gazi rus apo nga burime energjitike ruse si Gjermania, Italia dhe vende të tjera të Europës qendrore dhe lindore. Kreu i ekzekutivit këmbënguli se Spanja ka një impenjim solidariteti me pjesën tjetër të vendeve europiane.

Dyqanet gjithashtu do të jenë të detyruara të mbajnë dyert mbyllur duke filluar nga muaji shtator dhe duhet të mirëmbajnë impiantet e ngrohjes për të përmirësuar efikasitetin e tyre. Përjashtohen nga masat për kursimin energjitik spitalet, qendrat shëndetësore, shkollat, parukieritë dhe mjetet e transportit.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=GdP3-GlSTY0

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat