Shqipëria Postuar më 11 Gusht 2022, 10:13

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për realizimin e projektit ‘Durrës Yacht & Marina’!

Nga SCAN TV
Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për realizimin e

Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku ka njoftuar sot përmes një deklarate për mediat se pas thuajse tre vjet rrugëtimi me shumë hapa, duke kaluar përmes diskutimesh, studimesh, analizash, debatesh, bisedimesh teknike e negociatash jo të lehta, është nënshkruar sot Memorandum i Bashkëpunimit, midis "Eagle Hills Real Estate Development" shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company", për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina", ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës.

Balluku ka shprehur gjatë deklaratës së saj për shtyp një falënderim të veçantë për Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, pa bekimin e të cilit ky projekt nuk do të ishte i mundur.

E . S / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat