Greqia do të dalë nga korniza e 'mbikëqyrjes së zgjeruar' të BE-së pas 12 vjetësh!

Greqia do të dalë nga e ashtuquajtura korniza e zgjeruar e mbikëqyrjes së Bashkimit Europian më 20 gusht, tha të mërkurën ministri i saj i financave, një veprim që do t'i lejojë vendit liri më të madhe në bërjen e politikave ekonomike.
Zhvillimet dhe politikat ekonomike greke janë monitoruar në kuadër të kornizës që nga viti 2018, pasi Athina doli nga tre paketat ndërkombëtare të shpëtimit, me një total prej më shumë se 260 miliardë eurosh, nga Bashkimi Europian dhe FMN midis 2010 dhe 2015.
“Pas 12 vitesh … një kapitull i vështirë për vendin tonë përfundon”, tha ministri, Christos Staikouras. “Greqia i kthehet normalitetit europian dhe nuk do të jetë më përjashtim në eurozonë”.
Athina ka përmbushur pjesën më të madhe të angazhimeve të politikave dhe reformave që premtoi dhe dalja e saj më 20 gusht nga korniza u konfirmua nga një letër nga nënpresidenti i Komisionit të BE Valdis Dombrovskis dhe komisioneri i ekonomisë Paolo Gentiloni, shtoi ai.
Dalja e Greqisë nga mbikëqyrja e zgjeruar do të nënkuptojë më shumë shkallë lirie në zbatimin e politikës ekonomike dhe do të afrojë objektivin e vendit për të rifituar statusin e "notës së investimit", tha Staikouras.
Që nga dalja nga paketat e shpëtimit në vitin 2018, Greqia është mbështetur vetëm në tregje për nevojat e saj financiare.
Kuadri i mbikëqyrjes kishte për qëllim të siguronte miratimin e vazhdueshëm të masave për të trajtuar burimet e mundshme të vështirësive ekonomike dhe reformat strukturore për të mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike.
Edel Strazimiri / SCAN

Shqipëria merr garanci nga Turqia për krizën e energjisë dhe te ushqimeve
Kryeministri vendit Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan. Sipas njoftimit të tij në rrjetet sociale në këtë takim......

Ishulli Zakynthos nën evakuim emergjent për shkak të zjarrit!
Ishulli Fshati Megala Alonia në pjesën veriore të ishullit Jon të Zakynthos është tani nën urdhra evakuimi pasi një zjarr i egër po kërcënon zonën. Banorët......

Turistët e huaj marrin jahte në Shqipëri për të pushuar në Greqi! CNN: Mënyrë për të shmangur pagesën e TVSH-së së shteteve europiane!
Nëse jeni duke kërkuar mënyra për të kursyer para në një qiramarrje superjahtesh, ka mundësi, thotë Oscar Siches, një konsulent marine dhe ish-kapiten......

Cila është "distanca e sigurt" në det? Deri në çfarë largësie mund të ndjeni shkarkimin e vetëtimës?
Për të patur një vlerë të saktë të distancës në të cilën shkarkimi i rrufesë ndihet sapo të prekë ujin, është e nevojshme të dihet kripësia e detit në atë pikë......

A është dita e punës 6-orëshe apo java 4 ditore përgjigja për një ekuilibër më të mirë punë-jetë?!
Gjatë viteve të fundit, java e punës katër-ditore ka zënë qendrën e vëmendjes si një mënyrë e mundshme për të përmirësuar ekuilibrin dhe mirëqenien e punës dhe......

Ekspertët paralajmërojnë: Thatësira në Europë mund të jetë më e keqja në 500 vitet e fundit dhe do të përkeqësohet!
Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Europian (KE-JRC) ka paralajmëruar se thatësira aktuale mund të jetë më e keqja në 500 vitet e fundit. Dhe ka......

Debitorët e bashkive, detyrimet me forcë brenda 10 ditëve - Qeveria: Konfiskim i 50% të xhiros apo gjithë biznesit, në prokurori kush shpall faliment
Një Udhëzim i Qeverisë detyron Bashkitë që të mbledhin të gjitha detyrimet e prapambetura, duke përdorur mbledhjen me forcë në rast se është e nevojshme.......

Musk shet 7.92 milionë aksione të Tesla Vlera e tyre llogaritet në 6.88 miliardë dollarë
CEO i Tesla, Elon Musk ka shitur 7.92 milion aksione të Tesla me vlerë rreth 6.88 miliard dollarë, sipas një serie dosjesh financiare të publikuara mbrëmjen e......