A është dita e punës 6-orëshe apo java 4 ditore përgjigja për një ekuilibër më të mirë punë-jetë?!

Gjatë viteve të fundit, java e punës katër-ditore ka zënë qendrën e vëmendjes si një mënyrë e mundshme për të përmirësuar ekuilibrin dhe mirëqenien e punës dhe jetës së punonjësve, veçanërisht pasi pandemia bëri që shumë të rimendojnë prioritetet e tyre.
Ndërsa shumë e konsiderojnë atë një alternativë novatore ndaj përditshmërisë së javës së punës nga e hëna në të premte, për shumë të tjerë doli të ishte një dhimbje koke e madhe.
Java e punës katër-ditore është testuar gjerësisht në të gjithë botën (megjithëse jo të gjithë kanë pasur mundësinë ta provojnë) dhe madje është miratuar përgjithmonë nga kompani të shumta në disa vende pasi provat treguan se java më e shkurtër e punës përmirësoi mirëqenien dhe lumturinë e punonjësve duke ruajtur të njëjtin nivel produktiviteti.
Por në shumë kompani, java e punës katër-ditore doli e ndërlikuar dhe madje e diskutueshme. Në disa industri, është thjesht e pamundur të marrësh pushim të Premten, ndërsa në ato ku punëtorëve u lejohej një fundjavë tre-ditore, pushimi shpesh vinte pas një jave më të shkurtër rraskapitëse gjatë së cilës punonjësit duhej të punonin edhe më shumë se zakonisht për të kompensuar ditët e 'humbura'.
Por nëse java e punës katër-ditore nuk është zgjidhja universale që është premtuar, a do të thotë se ky është fundi i ëndrrave të shumë njerëzve për të punuar më pak? Po java e punës gjashtë-orëshe?!
Studiuesi Dr Mansoor Soomro, Lektor i Lartë për Qëndrueshmërinë dhe Biznesin Ndërkombëtar në Universitetin Teesside në MB, tha se dita më e shkurtër e punës mund të jetë një mënyrë më e mirë për t'u ofruar punëtorëve më shumë fleksibilitet sesa java katër-ditore.
Dita e punës tetë-orëshe është mënyra se si janë bërë gjërat për dekada, por jo domosdoshmërish mënyra më e zgjuar apo më e shëndetshme për të punuar. Ajo daton që nga Revolucioni Industrial, një periudhë e cila, sado me ndikim që ka qenë në historinë njerëzore, nuk kishte parasysh interesat e punëtorëve. Por askush nuk tha kurrë se tetë orë ishte shuma ideale për njerëzit për të punuar. Krejt e kundërta, në fakt.
Disa studime të fundit kanë zbuluar se fokusi dhe produktiviteti i punëtorëve priren të bien pas rreth pesë orësh punë, me një anketë britanike në vitin 2019 që tregoi se punonjësit e zyrës ndiheshin produktiv vetëm për gjysmën e ditës dhe kaluan pjesën tjetër të kohës duke shfletuar mediat sociale, duke bërë çaj dhe kafe ose duke kërkuar punë të tjera.
Një studim i vitit 2014 nga Universiteti Stanford në Shtetet e Bashkuara tha se produktiviteti i punëtorëve ra kur ata punonin mbi 50 orë në javë, deri në pikën që njerëzit që punonin 70 orë në javë kryenin të njëjtën sasi pune si ata që punonin 55 orë.
Ideja e shkurtimit të ditës së punës në vend të javës së punës është sugjeruar nga psikologët të cilët besojnë se të punosh gjashtë orë në vend të tetë orësh do të ishte një opsion më i mundshëm për bizneset, ndërkohë që do të kishte të njëjtin ndikim të dobishëm në mirëqenien e punëtorëve si java katër-ditore e punës.
Në Europë, Holanda është vendi ku punëtorët punojnë më pak orë, me një mesatare prej 30.3 orë në javë kundrejt mesatares standarde prej 40 orësh në javë në vitin 2021, sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
Danimarka doli e dyta me 33.7 orë në javë mesatarisht për punëtorët me kohë të plotë, e ndjekur nga Norvegjia, me 34.1 orë në javë. Të tre vendet renditen ndër vendet më të mira në botë me nivelet më të larta të produktivitetit.
Një nga shqetësimet kryesore për reduktimin e orarit të punës është se vendet nuk mund të përballojnë eksperimente të tilla në një kohë kur ekonomia është në një gjendje kaq të rëndë. Pavarësisht nga perspektiva pozitive ekonomike në Holandë, Danimarkë dhe Norvegji, për shembull, OECD u ka rekomanduar këtyre vendeve të rrisin produktivitetin e tyre për të përshpejtuar rimëkëmbjen nga pandemia COVID-19, ndërsa përballen me inflacion në rritje dhe një krizë të kostos së jetesës.
Provat për të prezantuar politika të reja si dita e punës gjashtë-orëshe shpesh janë të shtrenjta - dhe ndonjëherë zbulohet se kostot tejkalojnë përfitimet. Një tjetër shkak për shqetësim është një fenomen që u shfaq në provat e javës katërditore të punës: punëtorët ndihen të shtypur nga presioni i shtuar i kohës.
Një reagim i kundërt nga java e punës katër-ditore është "frika dhe pasiguria" e ndjerë nga punonjësit e shqetësuar për shefat e tyre, duke menduar se kishin humbur punën për vite me radhë nëse tani janë në gjendje të bëjnë të njëjtën punë në më pak orë.
Ana tjetër e kësaj çështjeje është ngarkesa e punës. Shumë prej tyre tashmë punojnë jashtë orarit, shpesh të papaguar dhe një model i ri gjashtë-orësh do të duhet të rregullohet fort për t'u siguruar që njerëzit të mos përfundojnë duke punuar tetë orë në ditë gjithsesi në mënyrë që të kryejnë detyrat e tyre nëse ngarkesa e tyre e punës mbetet e njëjtë.
Por ka më shumë - dhe këtë herë nuk ka të bëjë fare me pushimin dhe relaksimin, apo ekuilibrin punë-jetë. Në kohët e rritjes së inflacionit dhe një krize të afërt të kostos së jetesës, pasi shumë luftojnë të paguajnë faturat, qiranë e tyre dhe të mbushin frigoriferin, do të ishte më e lehtë për njerëzit të merrnin punë shtesë ose sekondare në një javë katër-ditë pune në javë sesa një ditë pune gjashtë orëshe.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Ekspertët paralajmërojnë: Thatësira në Europë mund të jetë më e keqja në 500 vitet e fundit dhe do të përkeqësohet!
Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Europian (KE-JRC) ka paralajmëruar se thatësira aktuale mund të jetë më e keqja në 500 vitet e fundit. Dhe ka......

Debitorët e bashkive, detyrimet me forcë brenda 10 ditëve - Qeveria: Konfiskim i 50% të xhiros apo gjithë biznesit, në prokurori kush shpall faliment
Një Udhëzim i Qeverisë detyron Bashkitë që të mbledhin të gjitha detyrimet e prapambetura, duke përdorur mbledhjen me forcë në rast se është e nevojshme.......

Musk shet 7.92 milionë aksione të Tesla Vlera e tyre llogaritet në 6.88 miliardë dollarë
CEO i Tesla, Elon Musk ka shitur 7.92 milion aksione të Tesla me vlerë rreth 6.88 miliard dollarë, sipas një serie dosjesh financiare të publikuara mbrëmjen e......

Çmimet e banesave në Ballkan - Shqipëria më e lira, Kosova renditet e treta për çmimet më të larta pas Kroacisë dhe Serbisë
Sipas një analize të Radio Evropa e Lirë, bazuar në Agjencitë për statistika dhe raportimet e mediave, Kosova është vendi i tretë me cmimet më të larta të......

Zgjedhjet në Itali dhe taksa e sheshtë - Salvini premton deri në 15%, Berlusconi deri në 23%
Taksa e sheshtë është tema më e nxehtë e ditëve të fundit në Itali e cila po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme të muajit shtator. Lega dhe Forza Italia......

Turqia dërgon anije shpimi në Detin Mesdhe
Pas dy vjetësh ndërprerjeje Turqia dërgon një anije shpimi për gaz në lindje të Mesdheut. Për presidentin Erdogan kjo është kaq e rëndësishme sa që ai udhëtoi......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Paundi britanik ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 136.5 lekë dhe shitet me 137.9 lekë sipas......

Nga Jeff Bezos te Bill Gates - Pse miliarderët po financojnë një gjueti masive thesari në Grenlandë?!
Disa nga njerëzit më të pasur në botë po financojnë një gjueti masive thesari, të kompletuar me helikopterë dhe transmetues, në bregun perëndimor të......