Çmimet e banesave në Ballkan - Shqipëria më e lira, Kosova renditet e treta për çmimet më të larta pas Kroacisë dhe Serbisë

Sipas një analize të Radio Evropa e Lirë, bazuar në Agjencitë për statistika dhe raportimet e mediave, Kosova është vendi i tretë me cmimet më të larta të banesave në Ballkan, pas Kroacisë dhe Serbisë. Një metër katror në ndërtesat e reja në Kosovë kushton mesatarisht 1300 euro. Një vit më parë, një metër katror kushtonte 1070 euro mesatarisht. Pra çmimet e banesave të reja në një vit janë rritur me 22%.
Shtrenjtimi ka ndodhur pas rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të këtij viti.
Kroacia ka një mesatare prej 2270 euro për metër katror dhe Serbia me 1980 euro për metër katror. Më lirë në rajon, banesat kushtojnë në Shqipëri, që është vendi me rritjen më të vogël të çmimeve, prej 4%. Një metër katror në ndërtesat e reja në Shqipëri kushton mesatarisht 1143 euro. Pak më shtrenjtë kushtojnë në Bosnje e Hercegovinë me 1150 euro mesatarisht. Pasojnë Maqedonia e Veriut me 1240 euro dhe Mali i Zi me 1270 euro.
Çmimet e pasurive të paluajtshme në Bashkimin Europian janë 10.5 % më të larta në tremujorin e parë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, sipas të dhënave të Eurostatit.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=VSUqk52HDew
Sondazh

Zgjedhjet në Itali dhe taksa e sheshtë - Salvini premton deri në 15%, Berlusconi deri në 23%
Taksa e sheshtë është tema më e nxehtë e ditëve të fundit në Itali e cila po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme të muajit shtator. Lega dhe Forza Italia......

Turqia dërgon anije shpimi në Detin Mesdhe
Pas dy vjetësh ndërprerjeje Turqia dërgon një anije shpimi për gaz në lindje të Mesdheut. Për presidentin Erdogan kjo është kaq e rëndësishme sa që ai udhëtoi......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Paundi britanik ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 136.5 lekë dhe shitet me 137.9 lekë sipas......

Nga Jeff Bezos te Bill Gates - Pse miliarderët po financojnë një gjueti masive thesari në Grenlandë?!
Disa nga njerëzit më të pasur në botë po financojnë një gjueti masive thesari, të kompletuar me helikopterë dhe transmetues, në bregun perëndimor të......

WhatsApp zbulon veçori të reja të privatësisë!
Meta ka njoftuar veçori të reja të privatësisë për përdoruesit e WhatsApp. Përdoruesit do të jenë në gjendje të largohen nga bisedat në grup në heshtje, të......

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve në vend!
Bordi i Transparencës njofton se ka vendosur të ulë çmimin e karburanteve në vend duke vendosur çmime tavan për tregtimin e tyre si më poshtë: Çmimi i......

BERZH, kredi për hekurudhën Vorë–Hani i Hotit - Vlera 62.9 milionë euro për bashkëfinancimin e projektit, kosto totale 267 milionë euro
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të një japë një kredi sovrane deri në 62.9 milionë euro për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i......

Biden do të nënshkruajë projektligjin e çipave prej 52 miliardë dollarë për të konkurruar me Kinën!
Presidenti Joe Biden do të nënshkruajë të martën një projekt-ligj për të ofruar 52.7 miliardë dollarë subvencione për prodhimin dhe kërkimin e gjysmëpërçuesve......