Turqia dërgon anije shpimi në Detin Mesdhe

Pas dy vjetësh ndërprerjeje Turqia dërgon një anije shpimi për gaz në lindje të Mesdheut. Për presidentin Erdogan kjo është kaq e rëndësishme sa që ai udhëtoi enkas në Mersin në jug të Turqisë për të qenë i pranishëm.
"Abdylhamid Han" do të kërkojë për gaz, derisa të gjejë, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë inagurimit të anijes së re të shpimit në portin e Merinit. Ne do të marrim „atë që na takon". Anija "Abdylhamid Han" fillimisht do të niset për në rajonin Iskenderun, tha ai. Zona e parashikuar për shpime ndodhet në veri të Qipros jo larg territoreve, për të cilat Turqia grindet me Greqinë dhe Qipron.
Parimisht i hedh poshtë rezervat greke dhe qipriote kundër misioneve turke të shpimit, tha Erdogan duke deklaruar, se Turqia ka të drejtën të kërkojë për gaz në territoret që i ka të vetat: „Ne nuk kemi nevojë të marrim leje nga ndokush."
Anija "Abdylhamid Han", sipas tij, është një "Simbol për vizionin e ri të Turqisë në sektorin e energjetikës", tha Erdogan në Mersin. Sipas mediave turke anija e emërtuar sipas njërit prej sulltanëve osmanë fillimisht do të kërkojë për gaz deri më 7 shtator.
Konflikti për rezervat e gazit rëndon prej vitesh ndër të tjera marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë. Më 2020 të dy vendet për pak sa nuk u përplasën ushtarakisht, kur anija turke e shpimeve "Oruc Reis" nën eskortimin e anijeve luftarake ndërmori udhëtimet në kërkim të burimeve të gazit në jug të ishullit Rhodos. Marina greke u mobilizua. Vetëm pas largimit të "Oruc Reis" nga territoret e diskutueshme gjendja u qetësua.
Greqia akuzon Turqinë, se po kryen hulumtime në mënyrë tërësisht ilegale. Qeveria në Ankara i hedh poshtë akuzat dhe mbron pozicionin, se kërkimi i gazit është konform ligjit, pasi ujërat ku operohet shtrihen në harkun tokësor turk. Si Greqia dhe Qiproja si vende anëtare të BE-së, ashtu edhe Turqia kanë pretendime ndaj rezervave të gazit të zbuluara në tabanin e detit në lindje të Mesdheut.
Në plan të parë Turqia synon zbulimin dhe shfrytëzimin e rezervave të gazit, shkruan në një artikull Christian Schaller, studiues pranë fondacionit gjerman „Shkenca dhe Politika". "Por në radhë të parë Turqia synon edhe dominancën maritime në rajon." Gjestet që tani sërish po bëhen agresive kundrejt Greqisë, sipas disa vëzhguesve pjesërisht kanë të bëjnë edhe me zgjedhjet që do të zhvillohen në Turqi duke ua shpjeguar ato klientelës së zgjedhësve si gjeste nacionaliste.
Lufta sulmuese ruse në Ukrainë e ka nxjerrë në fokus aspektin e furnizimit me energji. Turqia vitin e kaluar një të katërtën e naftës dhe pothuajse gjysmën e importeve të gazit i ka marrë nga Rusia dhe tani po përpiqet ta minimizojë këtë varësi.
E . S / SCAN
Sondazh

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Paundi britanik ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 136.5 lekë dhe shitet me 137.9 lekë sipas......

Nga Jeff Bezos te Bill Gates - Pse miliarderët po financojnë një gjueti masive thesari në Grenlandë?!
Disa nga njerëzit më të pasur në botë po financojnë një gjueti masive thesari, të kompletuar me helikopterë dhe transmetues, në bregun perëndimor të......

WhatsApp zbulon veçori të reja të privatësisë!
Meta ka njoftuar veçori të reja të privatësisë për përdoruesit e WhatsApp. Përdoruesit do të jenë në gjendje të largohen nga bisedat në grup në heshtje, të......

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve në vend!
Bordi i Transparencës njofton se ka vendosur të ulë çmimin e karburanteve në vend duke vendosur çmime tavan për tregtimin e tyre si më poshtë: Çmimi i......

BERZH, kredi për hekurudhën Vorë–Hani i Hotit - Vlera 62.9 milionë euro për bashkëfinancimin e projektit, kosto totale 267 milionë euro
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të një japë një kredi sovrane deri në 62.9 milionë euro për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i......

Biden do të nënshkruajë projektligjin e çipave prej 52 miliardë dollarë për të konkurruar me Kinën!
Presidenti Joe Biden do të nënshkruajë të martën një projekt-ligj për të ofruar 52.7 miliardë dollarë subvencione për prodhimin dhe kërkimin e gjysmëpërçuesve......

Toka thyen rekordin për ditën më të shkurtër që nga shpikja e orëve atomike!
Nëse mendoni se ka më pak kohë gjatë ditës, keni të drejtë. Shkencëtarët kanë regjistruar ditën më të shkurtër në Tokë që nga shpikja e orës......

Procedura konkurruese për “minierat e reja” - Plani 2022/ Leje shfrytëzimi për 36 zona minerare, 10 për kërkim-zbulim
46 zona minerare do të nxirren për konkurrim gjatë vitit 2022. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar planin vjetor për vendburimet ku do të......