Procedura konkurruese për “minierat e reja” - Plani 2022/ Leje shfrytëzimi për 36 zona minerare, 10 për kërkim-zbulim

46 zona minerare do të nxirren për konkurrim gjatë vitit 2022. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar planin vjetor për vendburimet ku do të jepen lejet minerare, ndërkohë që referuar dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare 36 prej tyre do të jenë për shfrytëzim dhe 10 të tjera për kërkim - zbulim.
Guri gëlqeror dhe guri dekorativ janë 2 mineralet për të cilat do të zhvillohet numri më i madh i procedurave konkurruese për shfytëzim, ndërkohë që për nxjerrjen e kromit plani parashikon dhënien e 2 lejeve, një prej të cilave ndodhet në Kukës dhe tjetra në Dibër. Po ashtu, 3 prej zonave minerare që do të nxirren për shfrytëzim janë për mineralin e bakrit. Ndërkaq, sa i takon procedurave konkurruse për kërkim - zbulim, 7 prej përfshijnë mineralin e kromit, 2 zona litiumin dhe zonë konglomeratet sulfur-mbajtës.
Sipas dokumentit të miratuar të gjitha zonat do të kalojnë në procedure konkurruese, dhe asnjë prej tyre nuk do të cilat jetë zonë e hapur. Forma e marrjes së lejes minerare ka rëndësi të veçantë në drejtim të tansferimit të saj.
Kjo pasi, sipas ndryshimeve të fundit ligjore lejet minerare që janë dhënë me procedura konkurruese do të mund të transferohen pas një periudhe 5-vjeçare nga data e dhënies së lejes, ndërkohë që për lejet e tjera, nuk nevojitet kalimi i një periudhe të caktuar.
Plani vjetor për zhvillimin e sketorit minerar vjen pas atij 3-vjeçar të miratuar pak kohë më parë në qeveri. Sipas dokumentit që orienton zhvillimin e sektorit për periudhën 2022-2024 parashikohet hapja e procedurave konkurruese apo zhvillimi i proceduarve të hapura për 62 zona minerare.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=4LtKIFopSKE
Sondazh

Paketa antikrizë, Qeveria gati 120 milionë dollarë - Qeveria të ardhura të shkëlqyera nga rritja e çmimeve, plus 400 milionë dollarë në buxhet
Ndërsa Qeveria përmend prej disa muajsh Paketën e Rezistencës Sociale ndaj Pasojave të Krizës, për herë të parë është zbardhur edhe shuma që Qeveria do të......

“Fluturojnë” çmimet e bukës, vajit, bulmetit, transportit - Inflacioni, rritje rekord në korrik. Produktet e shportës më të prekurat, pasojnë serviset e makinave
Çmimet e transportit në sezonin turistik kanë pësuar goditjen kryesore nga inflacioni, duke shënuar një rritje totale prej 19.7%, ndërkohë që produktet e......

Çmimet e vajit të ullirit do të rriten me 25% pasi vala e të nxehtit po godet rëndë prodhimin në të gjithë Europën!
Çmimi i vajit të ullirit do të rritet pasi valët e të nxehtit po godasin rëndë prodhimin në Spanjë, kanë paralajmëruar eksportuesit kryesor në Europë. Kjo do......

Studimi: Produktet ushqimore në supermarkete së shpejti mund të mbajnë etiketa ekologjike!
Blerësit e supermarketeve së shpejti mund të kontrollojnë ndikimin mjedisor të ushqimit përpara se ta vendosin në karrocat e tyre, falë kërkimeve të reja.......

Europa përballë krizës ushqimore, pas asaj energjetike - Mbyllja e fabrikave për shkak të racionimit të gazit rrit çmimet e ushqimeve
Çmimet e ushqimeve në botë shënuan një rekord në fillim të këtij viti, pasi pushtimi rus i Ukrainës privoi botën nga produktet kryesore, duke përfshirë grurin......

Reduktimi i kërkesës dhe konsumit të gazit në BE - Nis zbatimi i planit nga 10 gushti deri në 31 mars 2023
Ka një objektiv dhe një skadencë: nga 10 gushti deri në 31 mars të vitit të ardhshëm 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian janë të vendosura të reduktojnë......

Greqi, konsumatorët braktisin produktet “firmato” - Gjithnjë e më shumë zgjedhin produkte të markave më pak të panjohura
Përballë një niveli inflacioni të paprecedentë në 27 vitet e fundit, një numër në rritje i konsumatorëve në Greqi, po braktisin produktet ‘firmato’ për të......

Probleme me përdorimin e Google - Motori i kërkimit për disa orë nuk punoi. U prekën të paktën 1338 serverë
Motori popullor i kërkimit i Google përjetoi probleme globale të hënën në mbrëmje dhe në orët e para të së martës, pasi shumë njerëz raportuan se nuk ishin në......