Rajoni Postuar më 9 Gusht 2022, 10:55

Greqi, konsumatorët braktisin produktet “firmato” - Gjithnjë e më shumë zgjedhin produkte të markave më pak të panjohura

Nga SCAN TV
Greqi, konsumatorët braktisin produktet “firmato” -

Përballë një niveli inflacioni të paprecedentë në 27 vitet e fundit, një numër në rritje i konsumatorëve në Greqi, po braktisin produktet ‘firmato’ për të blerë prodhime vendase ose të firmave më pak të njohura.

Një sondazh i publikuar nga Ekathimerini ka zbuluar se shitjet e supermarketeve të produkteve jo firmato në gjysmën e parë të vitit ose, më saktë, deri më 17 qershor janë rritur 8.6%. Ndër "produktet me lëvizje të shpejtë", domethënë ato që blihen më shpesh, rritja përkatëse e shitjeve është 9.8%.

Por produktet e markave më pak të njohura, edhe pse ende dukshëm më të lira se ato firmato, kanë regjistruar rritje të çmimeve me një ritëm më të shpejtë. Ajo që konsiderohet një shportë tipike e produkteve firmato të blerë në supermarkete kushtonte 192.19 € në qershor, nga 180.08 € një vit më parë, që është 6.72% më e lartë, ndërsa një shportë me mallra të ngjashme, por e markave më pak të njohura kushton 133.32 €, nga 123.68 € vitin e kaluar, ose 7.79% më shtrenjtë.

Kjo nuk është hera e parë që markat më pak të njohura kanë tërhequr vëmendjen e konsumatorëve. Shitjet më të larta të tyre ishin gjatë viteve të krizës së zgjatur financiare të Greqisë. Por, prania e këtyre produkteve në shportën e konsumatorëve ka qenë në rënie nga viti 2015 deri në rritjen e fundit të inflacionit.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=_lTsPIqiY6k

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat