Në pikëpyetje furnizimi me energji i Europës - Norvegjia do të detyrohet të reduktojë apo ndalojë eksportet për shkak të thatësirës

Norvegjia do të detyrohet të reduktojë apo edhe të ndalojë eksportin e energjisë elektrike në Europë nëse nivelet e ujit në hidrocentralet mbeten të ulëta. Në këtë rast, shpresat e Europës që fqinji i saj verior do të kompensojë një pjesë të energjisë që do t'i mungojë përballë një dimri të ftohtë, ndoshta pa gaz natyror rus, do të shuhen. Ky është një vendim i qeverisë së qendrës së majtë, e cila nën presionin e madh politik deklaroi se ka prioritet plotësimin e nevojave energjetike të vendit. Ajo do të kërkojë të mbushë më parë rezervuarët e saj, duke qenë se nivelet e ujit janë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.
Norvegjia është një nga eksportuesit më të mëdhenj europianë të energjisë elektrike, të cilën ajo shpesh e promovon përmes rrjeteve kabllore në Britani, Gjermani, Holandë dhe Danimarkë. Perspektiva që Europa të humbasë furnizimin e saj me energji elektrike nga vendi nordik parashikon një dimër shumë të vështirë për Kontinentin e Vjetër, ndërsa përpiqet të përballet me krizën e përshkallëzuar të energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës. Deri tani, Norvegjia ka eksportuar energji elektrike gjatë gjithë verës, edhe pse nivelet e ujit në shumë prej rezervuarëve të saj kanë qenë ndër më të ulëtat historike pas një dimri jashtëzakonisht të thatë dhe pranverës së thatë.
Nivelet e ujit në jug të Norvegjisë, ku ndodhen shumica e rrjeteve të saj kabllore të eksportit, janë në nivelet më të ulëta të regjistruara që nga viti 1996. Nivelet e ujit llogariten aktualisht në 49.3%, në një kohë kur mesatarja për këtë periudhë të vitit është 74.4%. Duke njoftuar vendimin për të ndaluar eksportet e energjisë elektrike që tani e tutje kur nivelet e ujit në rezervuarë janë nën mesataren për kohën e vitit, kryeministri i Norvegjisë theksoi gjithashtu se vendi mund të përdorë masa të ngjashme me ato të vendosura tashmë nga Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së. Kryeministri la të hapur mundësinë e kufizimit të ndriçimit në rrugë dhe në shtëpitë turistike në zonat malore.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=Bp9UsOdzTcg
Sondazh

Kjo bateri letre mund të frenojë ndikimin mjedisor të elektronikës një përdorimëshe!
Studiuesit kanë zhvilluar një bateri letre me një ndërprerës uji që mund të përdoret për të fuqizuar pajisjet elektronike të disponueshme për një përdorim.......

Kriza energjetike e Europës: Spanja ul temperaturën sipas rregullave strikte të ajrit të kondicionuar!
Qeveria spanjolle po ul temperaturën - literalisht - në një debat të nxehtë rreth kufizimit të përdorimit të kondicionerëve. Javën e kaluar qeveria njoftoi......

Fonderia e aluminit në luftë për mbijetesë në krizën europiane të gazit!
Gerd Roeders shpreson që duke e zhvendosur fabrikën e tij 200-vjeçare në tre javë me turne 24-orëshe të ndjekur nga një mbyllje njëjavore, ai mund të ruajë......

Ushqimet e gatshme dëmtojnë rëndë funksionet e trurit
Sipas studimeve të fundit ushqimet e përpunuara mund të shkaktojnë rënie të konsiderueshme të funksioneve të trurit dhe sëmundje të tjera......

Forcohet sërish Franga zvicerane ndërsa Paundi britanik humbet pikë!
Paundi britanik ka regjistruar sërish rënie të kuotës këtë mëngjes pasi blihet sot me 136.6 lekë dhe shitet me 138 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në......

“Diagnozë” historike e pronësisë në Shqipëri (Pjesa II)! Të panjohurat e Reformës së Parë Agrare në 1930. Çfarë sugjeroi eksperti italian Lorenzoni, kush u shpronësua e kush përfitoi tokë
https://www.youtube.com/watch?v=R1SUgLIGnx8&list=PLfjdwzUbedO3PGDTj4JcFkf5UDMKf54WC&index=20 Nga Kreshnik KUÇAJ/ SCAN Një nga problematikat më të mëdha......

Rënia e euros, cilat subjekte po preken më shumë - “Dhimbje koke” për sektorin e ndërtimit, kompanitë e sigurimeve dhe eksportuesit e kimikateve
Euro vijon të mbetet në nivele rekord të ulëta që prej krijimit të saj, ndërkohë që shumë subjekte shqiptare po detyrohen të kalkulojnë mirë efektet negative......

5 ujësjellës kërkojnë rritje tarifash - ERRU nis shqyrtimin, aplikime nga Durrësi, Elbasani, Kukësi, Bulqiza e Konispoli
5 shoqëri ujësjellësish kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Ujit për rritjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe kanalizime, teksa ky......