Fonderia e aluminit në luftë për mbijetesë në krizën europiane të gazit!

Gerd Roeders shpreson që duke e zhvendosur fabrikën e tij 200-vjeçare në tre javë me turne 24-orëshe të ndjekur nga një mbyllje njëjavore, ai mund të ruajë prodhimin duke ulur faturën e tij të gazit, e cila është dyfishuar që nga viti i kaluar në 12.3 milionë euro ( 12.6 milionë dollarë). Pa zgjidhje të vështira, ai ka frikë se kjo do të trefishohet apo edhe katërfishohet në vitin 2023.
Plani do të kursejë koston e gazit të nevojshëm për ndezjen e furrave çdo mëngjes, llogarit Roeders, edhe nëse do të thotë të paguhet stafi në G.A Roeders në pronësi të familjes më shumë për të punuar në turne të natës. Mbijetesa për G.A. Roeders GmbH dhe 600 shkritoret e tjera të Gjermanisë, shumica e të cilave janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme me më pak se 250 veta staf, do të nënkuptojnë ulje të kostove dhe bisedime të vështira me klientët.
G.A. Roeders, me fabrika në Gjermani dhe Republikën Çeke që punësojnë rreth 500 njerëz, prodhon më shumë se 1000 pjesë. Ai u shërben prodhuesve të automjeteve si Volkswagen dhe Continental, prodhuesve të linjave ajrore dhe firmave të teknologjisë mjekësore, duke sjellë të ardhura vjetore prej 60 milionë euro. Ndërsa kontratat për shkritoret në përgjithësi përfshijnë një klauzolë që u lejon atyre të ngarkojnë më shumë kur kostoja e metalit rritet, nuk ekziston një klauzolë e tillë për energjinë.
Roeders tha se ai gjithmonë ka kërkuar të jetë i kursyer në energji - shpenzimi i dytë më i madh i biznesit pas stafit - një zakon që ai e mësoi nga babai i tij i cili fikte kompjuterët e zyrës gjatë natës dhe fikte dritat gjatë pushimeve të drekës. Por firma tani po përballet me rritje të paprecedentë. Çmimi i kontratës së gazit TTF-mujore holandeze, pikë referimi për Europën, është pothuajse trefishuar që nga fillimi i vitit për shkak të ngadalësimit të dërgesave të gazit rus përmes Nord Stream 1 dhe një tregu të ngushtë global.
Dhe ndërsa firma ka ende një rezervuar vaji 30,000 litra në vend, i cili nuk është përdorur prej vitesh, përdorimi i tij përsëri do të ndihej si një hap prapa, tha Roeders. Rregullatori i energjisë i Gjermanisë po u bën thirrje bizneseve, qeverisë dhe konsumatorëve që të reduktojnë marrjen e gazit dhe u ka kërkuar firmave më të mëdha të paraqesin plane emergjente për të ulur më tej përdorimin gjatë dimrit.
Megjithatë, shefat ekzekutivë të prodhuesve gjermanë të makinave, përfshirë Mercedes-Benz dhe Volkswagen, kanë paralajmëruar javët e fundit se mbajtja e niveleve të prodhimit sipas planeve emergjente do të funksionojë vetëm nëse furnizuesit e tyre mund të vazhdojnë të ofrojnë pjesë.
Prodhuesit e aluminit, çelikut dhe qelqit thelbësor për prodhimin e makinave mbështeten edhe më shumë në gazin natyror sesa vetë prodhuesit e automjeteve, duke shkaktuar frikën e një efekti valëzues në bazën e tyre globale të klientëve nëse detyrohen të ndalojnë prodhimin.
Prodhuesit gjermanë të komponentëve të makinave u shesin më shumë se 3,000 klientëve të drejtpërdrejtë në Shtetet e Bashkuara, Europë dhe Japoni me produktet e tyre që arrijnë mbi 100,000 klientë të nivelit të dytë, vlerëson firma analitike e zinxhirit të furnizimit Interos.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Ushqimet e gatshme dëmtojnë rëndë funksionet e trurit
Sipas studimeve të fundit ushqimet e përpunuara mund të shkaktojnë rënie të konsiderueshme të funksioneve të trurit dhe sëmundje të tjera......

Forcohet sërish Franga zvicerane ndërsa Paundi britanik humbet pikë!
Paundi britanik ka regjistruar sërish rënie të kuotës këtë mëngjes pasi blihet sot me 136.6 lekë dhe shitet me 138 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në......

“Diagnozë” historike e pronësisë në Shqipëri (Pjesa II)! Të panjohurat e Reformës së Parë Agrare në 1930. Çfarë sugjeroi eksperti italian Lorenzoni, kush u shpronësua e kush përfitoi tokë
https://www.youtube.com/watch?v=R1SUgLIGnx8&list=PLfjdwzUbedO3PGDTj4JcFkf5UDMKf54WC&index=20 Nga Kreshnik KUÇAJ/ SCAN Një nga problematikat më të mëdha......

Rënia e euros, cilat subjekte po preken më shumë - “Dhimbje koke” për sektorin e ndërtimit, kompanitë e sigurimeve dhe eksportuesit e kimikateve
Euro vijon të mbetet në nivele rekord të ulëta që prej krijimit të saj, ndërkohë që shumë subjekte shqiptare po detyrohen të kalkulojnë mirë efektet negative......

5 ujësjellës kërkojnë rritje tarifash - ERRU nis shqyrtimin, aplikime nga Durrësi, Elbasani, Kukësi, Bulqiza e Konispoli
5 shoqëri ujësjellësish kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Ujit për rritjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe kanalizime, teksa ky......

Koncesionet me mbështetje buxhetore marrin kredi - ODA: 140 milionë euro për 4 kontrata, e panjohur vlera për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit
6 nga 13 kontrata koncesionare me mbështetje financiare nga Buxheti i Shtetit, rezultojnë të jenë financuar me shuma të konsiderueshme nga sektori bankar”. Të......

Tonelata agrume bllokohen në portet e BE-së për shkak të një mosmarrëveshje tregtare!
Tonelata portokalli po kalben në kontejnerë të ngecur në portet europiane dhe mund të shpërdorohen pasi Afrika e Jugut dhe Bashkimi Europian po përplasen në......

Kriza globale ushqimore: Nisen edhe 4 anije të tjera me grurë nga portet e Detit të Zi sipas marrëveshjes me Rusinë!
Katër anije që transportonin produkte ushqimore ukrainase u nisën nga portet ukrainase të Detit të Zi të dielën si pjesë e një marrëveshjeje për të zhbllokuar......