Tonelata agrume bllokohen në portet e BE-së për shkak të një mosmarrëveshje tregtare!

Tonelata portokalli po kalben në kontejnerë të ngecur në portet europiane dhe mund të shpërdorohen pasi Afrika e Jugut dhe Bashkimi Europian po përplasen në një mosmarrëveshje tregtare mbi rregullat e importit.
Afrika e Jugut, eksportuesi i dytë më i madh në botë i frutave të freskëta të agrumeve pas Spanjës, paraqiti një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) muajin e kaluar kur BE-ja prezantoi kërkesa të reja fito-sanitare që kultivuesit thonë se kërcënojnë mbijetesën e tyre.
Masat hynë në fuqi në korrik kur anijet që transportonin qindra kontejnerë plot me fruta të Afrikës së Jugut të destinuara për në Europë ishin tashmë në det, duke bërë që ato të bllokoheshin me mbërritje, sipas Shoqatës së Kultivuesve të Afrikës së Jugut (CGA).
Rregullat e BE-së synojnë të luftojnë përhapjen e mundshme të molës së rreme, një insekt i dëmshëm afrikan që ka shkatërron portokallet dhe qitrot.
BE-ja kërkon që të gjitha portokallet e destinuara për tavolinat europiane t'i nënshtrohen trajtimit ekstrem të ftohtë dhe të mbahen në temperatura prej dy gradë Celsius ose më pak për 25 ditë, gjë që kultivuesit e Afrikës së Jugut thonë se nuk është e nevojshme pasi vendi tashmë ka mjete më të synuara për të parandaluar infektimin.
Në ankesën e saj në OBT, Afrika e Jugut argumenton se kërkesat e BE-së nuk janë "të bazuara në shkencë", "diskriminuese" dhe të tepruara. Dhe ato vendosin stres shtesë në një industri tashmë të stresuar.
Europa është tregu më i madh për agrumet e Afrikës së Jugut, të cilat kapin vlerën e afro dy miliardë eurove dhe përbëjnë 37% të eksporteve, sipas CGA. Sektori punëson më shumë se 120,000 njerëz në një vend ku më shumë se një në tre persona janë të papunë. Rregullat e reja, të cilat erdhën në kulmin e sezonit të portokalleve, i kapën prodhuesit në befasi. Rreth 3.2 milionë kuti agrume me vlerë rreth 35 milionë euro u lanë me letra që ishin të pavlefshme në momentin e mbërritjes.
Qeveria e Afrikës së Jugut nxitoi të lëshonte dokumente të reja për dërgesat që plotësonin kriteret e reja, por qindra kontejnerë duhej të shkatërroheshin, sipas Chadwick. Mosmarrëveshja tani është në duart e OBT-së. Palët kanë 60 ditë për të negociuar një zgjidhje. Nëse kjo nuk ndodh, ankuesi mund të kërkojë arbitrazh nga një panel.
BE-ja ka shprehur besimin se masat e saj janë "të pajtueshme me OBT-në". Objektivi i kritereve fito-sanitare është të mbrojë BE-në "nga ndikimi potencialisht i rëndësishëm në bujqësi dhe mjedis, nëse ky dëmtues vendoset" në Europë, sipas një zëdhënësi të Komisionit Europian.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Kriza globale ushqimore: Nisen edhe 4 anije të tjera me grurë nga portet e Detit të Zi sipas marrëveshjes me Rusinë!
Katër anije që transportonin produkte ushqimore ukrainase u nisën nga portet ukrainase të Detit të Zi të dielën si pjesë e një marrëveshjeje për të zhbllokuar......

Mungesë e paprecedentë uji – Temperatura rekord dhe thatësirë historike në të gjithë Europën!
Qeveria franceze ka ngritur një ekip krizash për të trajtuar një thatësirë historike që ka lënë më shumë se 100 komuna pa ujë të pijshëm. Kryeministrja......

Pse tragetet elektrike fluturuese janë ‘një fitore’ për udhëtarët dhe mjedisin? – Anija më e shpejtë në botë niset vitin e ardhshëm! (FOTOT)
Anija elektrike më e shpejtë në botë do të lundrojë në Stokholm vitin e ardhshëm, duke ulur përgjysmë kohën e udhëtimit midis disa arkipelagë. Candela P-12......

Kriza thellon varfërinë në Maqedoninë e Veriut - Rritja e çmimeve dhe “ngrirja” e pagave rëndon tek familjet
Është i lartë numri i qytetarëve në Maqedoninë e Veriut të cilët pranojnë se e kanë të vëshirë të mbijetojnë me të ardhurat që marrin. Kjo për faktin se çmimet......

Greqi, rriten shpenzimet për pushimet - Bizneset presin një vit rekord në turizëm me 20 miliardë euro të ardhura
Të ardhurat rekorde nga turizmi në Greqi duket se janë vërtetuar deri më tani, nga shpenzimet e konsiderueshme për udhëtime, numri i turistëve të huaj si dhe......

Çmimi i grurit, më i lirë se para luftës në Ukrainë - Ulja e çmimeve, menjëherë pas zhbllokimit të anijeve me drithra ukrainase
Cmimi i grurit është më i ulët sot në krahasim me periudhën para shpërthimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Ky ëhstë impakti i menjëhershëm dhe konkret i......

Rritet kosto e prodhimit të qumështit në Itali - 55% më e shtrenjtë, për shkak të rritjes së çmimit të gazit dhe energjisë
Shoqata italiane që përmbledh rreth 250 kompani që përpunojnë qumështin dhe përfaqësojnë 90% të tregut italian, ka dhënë alarmin për sa i përket kostos së......

Azia dhe Europa, në garë për gazin - Japonia dhe Korea e Jugut nxitojnë të krijojnë rezerva
Sipas Financial Times, Japonia dhe Korea e Jugut, respektivisht vendi i dytë dhe i tretë në botë për importin e gazit natyror të lëngshëm, po përpiqen të......