Koncesionet me mbështetje buxhetore marrin kredi - ODA: 140 milionë euro për 4 kontrata, e panjohur vlera për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit

6 nga 13 kontrata koncesionare me mbështetje financiare nga Buxheti i Shtetit, rezultojnë të jenë financuar me shuma të konsiderueshme nga sektori bankar”. Të dhënat raportohen nga Open Data Albania, që thekson se vlera e kredisë për 4 prej kompanive mbajtëse të koncesioneve arrin në 16.8 miliardë Lekë apo rreth 140 milionë Euro. Ndërkohë që, për 2 dy prej kontratave koncesionare, nuk ka informacion në lidhje me vlerën e kredisë.
Bëhet fjalë për kontratat e nënshkruara për ndërtimin e inceneratorit të Fierit dhe atë të Elbasanit, ku sipas ODA-s, për të dyja ka Marrëveshje Sigurimi Kuotash të lidhura mes shoqërive koncesionare dhe Bankës së Nivelit të Dytë, por në këto marrëveshje nuk ka informacion në lidhje me vlerën e kredisë së marrë. Të dy këto kompani janë tashmë nën hetim nga prokuroria speciale SPAK.
Ndërkaq, sa i takon kontratave të tjera, kredia më e madhe është dhënë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, me vlerë 9.5 miliardë Lekë, ndërsa pas saj vjen kredia në vlerën rreth 3.77 miliardë Lekë apo 28.5 milionë Euro për koncesionin e rrugës së Kombit. Ndërkaq, në vitin 2021, 3 banka tregtare kanë financuar një kredi të përbashkët prej 3.1 miliardë Lekë apo 25.6 milionë Euro për koncesionin e segmentit rrugor Porti i jahteve – Orikum - Dukat, ndërsa një tjetër shoqëri koncesionare e cila është financuar me kredi është zbatuesja e Kontratës Koncesionare Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake. Vlera e kësaj kredie është 372.9 milionë Lekë apo rreth 3 milionë Euro.
Sipas, Open Data Albania, në të gjitha marrëveshjet e sigurimit të kompanive koncesionare dhe bankave vihet re se këto kompani kanë vendosur si garanci apo kolateral barrë siguruese mbi aksionet e tyre, si dhe mbi llogaritë bankare të arkëtimit të të ardhurave të këtyre shoqërive. Po ashtu, sipas ODA përsa kohë që shoqëritë kanë garanci kontraktore dhe të drejta të arkëtueshme në bazë të kontratave PPP nga Buxheti i Shtetit, kreditimi nga banka të nivelit të dytë paraqitet proces i garantuar.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=8NlPBA8u8io
Sondazh

Tonelata agrume bllokohen në portet e BE-së për shkak të një mosmarrëveshje tregtare!
Tonelata portokalli po kalben në kontejnerë të ngecur në portet europiane dhe mund të shpërdorohen pasi Afrika e Jugut dhe Bashkimi Europian po përplasen në......

Kriza globale ushqimore: Nisen edhe 4 anije të tjera me grurë nga portet e Detit të Zi sipas marrëveshjes me Rusinë!
Katër anije që transportonin produkte ushqimore ukrainase u nisën nga portet ukrainase të Detit të Zi të dielën si pjesë e një marrëveshjeje për të zhbllokuar......

Mungesë e paprecedentë uji – Temperatura rekord dhe thatësirë historike në të gjithë Europën!
Qeveria franceze ka ngritur një ekip krizash për të trajtuar një thatësirë historike që ka lënë më shumë se 100 komuna pa ujë të pijshëm. Kryeministrja......

Pse tragetet elektrike fluturuese janë ‘një fitore’ për udhëtarët dhe mjedisin? – Anija më e shpejtë në botë niset vitin e ardhshëm! (FOTOT)
Anija elektrike më e shpejtë në botë do të lundrojë në Stokholm vitin e ardhshëm, duke ulur përgjysmë kohën e udhëtimit midis disa arkipelagë. Candela P-12......

Kriza thellon varfërinë në Maqedoninë e Veriut - Rritja e çmimeve dhe “ngrirja” e pagave rëndon tek familjet
Është i lartë numri i qytetarëve në Maqedoninë e Veriut të cilët pranojnë se e kanë të vëshirë të mbijetojnë me të ardhurat që marrin. Kjo për faktin se çmimet......

Greqi, rriten shpenzimet për pushimet - Bizneset presin një vit rekord në turizëm me 20 miliardë euro të ardhura
Të ardhurat rekorde nga turizmi në Greqi duket se janë vërtetuar deri më tani, nga shpenzimet e konsiderueshme për udhëtime, numri i turistëve të huaj si dhe......

Çmimi i grurit, më i lirë se para luftës në Ukrainë - Ulja e çmimeve, menjëherë pas zhbllokimit të anijeve me drithra ukrainase
Cmimi i grurit është më i ulët sot në krahasim me periudhën para shpërthimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Ky ëhstë impakti i menjëhershëm dhe konkret i......

Rritet kosto e prodhimit të qumështit në Itali - 55% më e shtrenjtë, për shkak të rritjes së çmimit të gazit dhe energjisë
Shoqata italiane që përmbledh rreth 250 kompani që përpunojnë qumështin dhe përfaqësojnë 90% të tregut italian, ka dhënë alarmin për sa i përket kostos së......