Rajoni Postuar më 9 Gusht 2022, 10:52

Nafta në Maqedoninë e Veriut, 171 lekë/litër - Nga dita e martë janë ulur sërish çmimet e karburanteve

Nga SCAN TV
Nafta në Maqedoninë e Veriut, 171 lekë/litër - Nga dita e

Duke nisur nga dita e martë çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut janë më të lira. Nafta ashtu si edhe benzina shiten me 90 denarë për litër, që referuar kursit zyrtar të këmbimit llogariten në 171 lekë/litër. Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin,me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të karburanteve mesatarisht me 2,80% në raport me vendimin e dates 5 gusht.

Në këtë vendim, Komisioni Rregullator thekson se çmimet referente të naftës dhe nënprodukteve të saj në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina me 3,569%, te nafta me 2,117%, te vaji ekstra i lehtë me 2,960% dhe te mazuti një ulje me 1,402%.

Bazuar në këto të dhëna çmimet e shitjes me pakicë të benzinës 95 oktan ulen me 3,50 denarë/litër duke u shitur jo më shumë se 90 denarë/litër, ose 171 lekë. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës 98 oktan ulen me 2 denarë/litër duke u shitur jo më shumë se 92 denarë/litër, ose rreth 175 lekë. Ndërsa, çmimet e shitjes me pakicë të naftës eurodiezel ulen me 3 denarë/litër duke u shitur jo më shumë se 90 denarë/litër, ose 171 lekë.

Në këtë mënyrë Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka reflektuar realisht nga rënia e çmimeve në bursat ndërkombëtare të karburanteve. Ndërkohë, teksa pritej që e njëjta gjë të ndodhte edhe në Shëqipëri, vetëm pak ditë më parë, në datën 6 gusht Bordi I Transparencës vendosi uljen me vetëm 1 lek të shitjes me pakicë të naftë, në 220 lekë/litër dhe me 8 lek të benzinës, në 199 lekë/litër.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=g5-4dRPPDkE

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat