Europa Postuar më 9 Gusht 2022, 10:56

Reduktimi i kërkesës dhe konsumit të gazit në BE - Nis zbatimi i planit nga 10 gushti deri në 31 mars 2023

Nga SCAN TV
Reduktimi i kërkesës dhe konsumit të gazit në BE - Nis

Ka një objektiv dhe një skadencë: nga 10 gushti deri në 31 mars të vitit të ardhshëm 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian janë të vendosura të reduktojnë konsumin e gazit natyror me 15%.

Bëhet fjalë për një plan të miratuar dy javë më parë për të përgatitur bllokun europian për një ndërprerje të mundshme të furnizimeve ruse.

Javën e kaluar presidentja e komisionit europian Ursula Von der Leyen paralajmëroi se Europa duhet të përgatitet për skenarin më të keq për sa i përket rezervave energjitike dhe importin e gazit nga Rusia.

Sipas komisionit europian për të arritur objektivin në 7 muajt e ardhshëm, është e domosdoshme të kursehen një total prej 45 miliard metra kub gaz.

Vetëm Gjermania që importon rreth 40% të gazit rus të destinuar për në Bashkimin Europian, duhet të konsumojë rreth 10 miliard metra kub gaz më pak.

Von der Leyen me anë të një mesazhi në Tuiter në muajin korrik u shpreh entuziaste për miratimin nga ana e këshillit të rregullores për reduktimin e kërkesës për gaz në përgatitje për në dimër. Ajo theksoi se në këtë mënyrë Europa trehon se është gati të përballet me sigurinë e saj energjitike si një e vetme.

Disa vende që varen shumë nga importet e gazit rus, si Hungaria, kanë kërkuar që të lihen jashtë masave  të reja të kursimit.

Moska ka reduktuar ndjeshëm furnizimet në muajt e fundit, në atë që Brukseli e sheh si një hakmarrje ndaj sanksioneve perëndimore që synojnë izolimin e Kremlinit. Paketa e masave përjashton nga këto rregulla të reja gazin natyror që është thelbësor për ekonominë e bllokut europian.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=2AsQzVQ_1OE

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat