“Fluturojnë” çmimet e bukës, vajit, bulmetit, transportit - Inflacioni, rritje rekord në korrik. Produktet e shportës më të prekurat, pasojnë serviset e makinave

Çmimet e transportit në sezonin turistik kanë pësuar goditjen kryesore nga inflacioni, duke shënuar një rritje totale prej 19.7%, ndërkohë që produktet e shportës vijojnë të shënojnë rritje shqetësuese, veccanërisht varjrat për gatim.
Sipas të dhënave të sapopublikuara nga INSTAT, grupi vajra dhe yndyrna ka shënuar një rritje vjetore prej 30.6%, e ndjekur nga Buka e Drithërat me rritje 20%. Grupi Qumësht, djathë dhe vezë është një tjetër që ka shënuar rritje të fortë, në masën 18.2%, i ndjekur nga Grupi Sheqer, recel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira, me rritje prej 15.4%. perimet kanë shënuar gjithashtu një rritje të fortë çmimesh prej 9.5%, ndërkohë që diçka më e moderuar ka qenë cçmimi i rritjes së frutave, në masën 5.5%.
Çmimet e produkteve të peshkut kanë shënuar gjithashtu një rritje të fortë në masën 11.4%, ndërsa produktet e mishit janë rritur me 9.1%. Në total, Grupi Ushqime dhe pije joalkolike, ka shënuar një rritje vjetore prej 13.2%.
Rritje rekord, ashtu si indeksi i çmimeve të transportit, që ka kërcyer në vlerën 19.7%. Shkaktari kryesor i kësaj norme inflacioni është rritja e çmimeve të serviseve të makinave, të cilat janë shtuar me 25.5%, ndërkohë që çmimet e biletave janë rritur me 10.8%. Nga ana tjetër, çmimet e mjeteve në përgjithësi kanë rënë me 2.9%.
Rritje më të moderuar kë shënuar grupi Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji. Grupi Lëndë djegëse dhe energji ka shënuar një rritje më të moderuar prej 3.4%. Qiratë në vetvete janë shtrenjtuar me 2.4%, por është shërbimi i pastrimit e i mirëmbajtjes që ka shënuar një rritje prej 10%. Ndërkaq, çmimet e lëndëve djegëse dhe energjisë janë rritur me 4.5%.
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=zykH6uyshpE

Çmimet e vajit të ullirit do të rriten me 25% pasi vala e të nxehtit po godet rëndë prodhimin në të gjithë Europën!
Çmimi i vajit të ullirit do të rritet pasi valët e të nxehtit po godasin rëndë prodhimin në Spanjë, kanë paralajmëruar eksportuesit kryesor në Europë. Kjo do......

Studimi: Produktet ushqimore në supermarkete së shpejti mund të mbajnë etiketa ekologjike!
Blerësit e supermarketeve së shpejti mund të kontrollojnë ndikimin mjedisor të ushqimit përpara se ta vendosin në karrocat e tyre, falë kërkimeve të reja.......

Europa përballë krizës ushqimore, pas asaj energjetike - Mbyllja e fabrikave për shkak të racionimit të gazit rrit çmimet e ushqimeve
Çmimet e ushqimeve në botë shënuan një rekord në fillim të këtij viti, pasi pushtimi rus i Ukrainës privoi botën nga produktet kryesore, duke përfshirë grurin......

Reduktimi i kërkesës dhe konsumit të gazit në BE - Nis zbatimi i planit nga 10 gushti deri në 31 mars 2023
Ka një objektiv dhe një skadencë: nga 10 gushti deri në 31 mars të vitit të ardhshëm 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian janë të vendosura të reduktojnë......

Greqi, konsumatorët braktisin produktet “firmato” - Gjithnjë e më shumë zgjedhin produkte të markave më pak të panjohura
Përballë një niveli inflacioni të paprecedentë në 27 vitet e fundit, një numër në rritje i konsumatorëve në Greqi, po braktisin produktet ‘firmato’ për të......

Probleme me përdorimin e Google - Motori i kërkimit për disa orë nuk punoi. U prekën të paktën 1338 serverë
Motori popullor i kërkimit i Google përjetoi probleme globale të hënën në mbrëmje dhe në orët e para të së martës, pasi shumë njerëz raportuan se nuk ishin në......

Nafta në Maqedoninë e Veriut, 171 lekë/litër - Nga dita e martë janë ulur sërish çmimet e karburanteve
Duke nisur nga dita e martë çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut janë më të lira. Nafta ashtu si edhe benzina shiten me 90 denarë për litër, që......

Në pikëpyetje furnizimi me energji i Europës - Norvegjia do të detyrohet të reduktojë apo ndalojë eksportet për shkak të thatësirës
Norvegjia do të detyrohet të reduktojë apo edhe të ndalojë eksportin e energjisë elektrike në Europë nëse nivelet e ujit në hidrocentralet mbeten të ulëta. Në......