Europa Postuar më 10 Gusht 2022, 10:31

Zgjedhjet në Itali dhe taksa e sheshtë - Salvini premton deri në 15%, Berlusconi deri në 23%

Nga SCAN TV
Zgjedhjet në Itali dhe taksa e sheshtë - Salvini premton deri në

Taksa e sheshtë është tema më e nxehtë e ditëve të fundit në Itali e cila po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme të muajit shtator. Lega dhe Forza Italia “sfidojnë” njëra-tjetrën me premtime për uljen e të ashtuquajturës taksë të sheshtë: “Duam ta shtrijmë në 15% edhe për punonjësit. Mund ta bëjmë për 5 vjet.” Kështu deklaron  Matteo Salvini lideri i Lega duke mbështetur propozimin e ish kryeministrit të Italisë Silvio Berlusconi. Madje ai shkon më tej duke premtuar se kur  të jetë në qeveri do të aplikojnë një taksë të sheshtë prej 23% për të gjithë: familjet dhe bizneset. Për të lehtësuar barrën tatimore, për të luftuar realisht evazionin fiskal dhe për të rritur të ardhurat e shtetit.

Aktualisht është në fuqi masa e ashtuquajtur “taksë e sheshtë” për TVSH me të ardhura vjetore deri në 65 mijë euro. Por projekti i dy liderëve të qendrës së djathtë është ta shtrijnë atë tek të gjithë, por ata janë rreth 18 milionë. Në vitin 2018, menaxheri i atëhershëm ekonomik i partisë Armando Siri e kishte cilësuar koston e masës në 50 miliardë euro. Në fakt, motoja është të paguahet më pak për t'i bërë të gjithë të paguajnë. Një taksë e sheshtë prej 23%, nga ana tjetër, do të kushtonte nga 20 deri në 30 miliardë çdo vit.

Llogaritjet tregojnë se një qytetar me të ardhura 11 mijë euro bruto në vit do të duhej të paguante 1819 euro më shumë taksa, 200%. Ndërsa ata që marrin 17.600 euro, 72%, ata që fitojnë 23.000 euro, 29%. Ndryshimet e taksave për ata që fitojnë rreth 30 mijë euro: -22%. Për ata që kanë mbi 50 mijë euro, taksat ulen me 43%.

Përfundimi është gjithmonë i njëjtë: “Reforma çon në kursime modeste për klasën e mesme në krahasim me ato të klasës më të pasur, e cila në vend të kësaj do të thithte më shumë se gjysmën e totalit. Kërkesa e nevojshme është gjithashtu shumë e lartë.

Analistët italianë ndërkohë komentojnë se në Rusi është në fuqi një taksë e sheshtë deri në 13%; në Rumani dhe Bullgari deri në 10%; në Hungari 15%; dhe në Estoni deri në 20%.

Sipas llogarive të ekonomistëve këto propozime do të kishin një kosto shumë të lartë dhe gati të papërballueshme për buxhetin. Sipas vlerësimeve të para bëhet fjalë për 80 miliard euro. Sipas tyre nëse Lega e Forza Italia do të vazhdojnë të ndjekin këshillën e kandidates së tyre për kryeministre Giorgia Meloni, e cila ka kërkuar vetëm propozime që realizohen, ata duhet ta tërheqin menjëherë. Kjo sepse nuk kanë ku t’i gjejnë 80 miliard euro për një operacion të kësaj natyre

Kuota deri në 15% që propozon Salvini konsiderohet shumë e ulët dhe një reformë e tillë do të kushtonte shumë, disa dhjetëra miliard sipas ekspertëve. Ata shtojnë se taksa e sheshtë nuk duhet demonizuar por duhet prezantuar për atë që është: një sistem taksash që rishpërndan më pak se ai aktual dhe që  - në 23% - ka një kosto të lartë për financat publike që do të duhet të kapërcehen me taksa ose shpenzime të tjera.

Për Giovanni Tria, ish-ministër i Ekonomisë në qeverinë Conte 1, “taksa e sheshtë është një gjë komplekse, duhet të jesh në gjendje ta imagjinosh dhe ta shkruash. Në të kaluarën janë lexuar gjëra që nuk ishin as në qiell as në tokë. Deklaratat si ato të Salvinit dhe Berlusconit janë thjesht propagandë, sipas tij. Ndërkohë që pyetja është shumë serioze sepse bëhet fjalë për rishikim të sistemit tatimor dhe po ashtu edhe për shpenzime. Sot shumica e italianëve paguajnë më pak se 15% taksë, çfarë do të thotë të zgjerosh taksën e sheshtë për të gjithë: i tarifon më shumë atyre që paguajnë më pak, përfundoi ai.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=QoUr1YUjcWk

Sondazh

Poll
Rajoni 10 Gusht

Turqia dërgon anije shpimi në Detin Mesdhe

Pas dy vjetësh ndërprerjeje Turqia dërgon një anije shpimi për gaz në lindje të Mesdheut. Për presidentin Erdogan kjo është kaq e rëndësishme sa që ai udhëtoi......

Shqipëria 10 Gusht

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Paundi britanik ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 136.5 lekë dhe shitet me 137.9 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat