Shqipëria Postuar më 10 Gusht 2022, 13:23

Kreditë me probleme i rikthehen rënies - Për Qershorin treguesi zbriti në 5.32%, nga 5.44% që ishte në maj

Nga SCAN TV
Kreditë me probleme i rikthehen rënies - Për Qershorin treguesi

Treguesi i kredive me probleme regjistroi rënie për muajin qershor.

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se ky nivel ishte 5,32% për muajin e gjashtë të vitit, ndërkohë që në maj arriti në 5,44%.

Ky nivel ishte edhe më I larti pas 14 muajsh në rënie, një tregues për ndikimin e krizës së çmimeve dhe të konsumit.

Ndërkohë, rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në nivelin 1,75%, pritet të ndikojë në tkurrjen e kreditimit të ekonomisë duke dhënë  një ndikim negativ në cilësinë e portofolit të huasë.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat