Kundërshtimet për garat tenderuese - Regjistrohen 449 ankesa në KPP, mbi 62% kontestojnë vlerësimin e ofertave

Hartimi i kritereve dhe dokumenteve të tenderit apo kontestimet në vlerësimin e ofertave kanë detyruar 449 subjekte të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Të dhënat i përkasin 7-mujorit të parë të këtij vitit, ku sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN numri i ankesave gjatë fazës së vlerësimit të ofertave dominon, kundrejt atyre të depozituara për kundërshtime mbi dokumentet e tenderit.
Përgjatë periudhës janar – korrik, 62.4% e ankesave janë depozituar pikërisht pët të kundërshtuar vlerësimin për shpalljen e kompanisë fituese., ndërkohë që pjesa tjetër prej 37.6% janë ankesa për dokumentet standarde të tenderit. Më konkretisht, përgjatë 7-mujorit janë depozituar 169 ankesa për dokumentet standarde të tenderit dhe 280 ankesa për vlerësimin e ofertave. Ndërkaq, referuar vendimmarrjeve të Komisionit të Prokurimit Publik, rezulton se gati gjysma e tyre janë pranuar.
Kjo do të thotë se, ky dikaster i ka dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, në drejtim të vendosjes së kritereve për të marrë pjesë apo për t’u kualifikuar në një tender për punë, mallra apo shërbime, duke rrëzuar institucionet shtetërore, që shpesh herë janë kritikuar për vendosjen e kritereve selektive, me qëllim shpalljen fitues të operatorëve të paracaktuar. Ndërkaq, nuk mungojnë as rastet kur Komisioni i Prokurimit Publik iu ka dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, në drejtim të vlerësimit të ofertave, duke pranuar ankesat e tyre.
Kjo problematikë u evidentua edhe gjatë vitit 2021, ku sipas KPP-së institucionet shtetërore shpallën fitues në tenderë kompani me oferta ekonomike më të larta, duke rrezikuar që nga buxheti i shtetit të paguheshin miliona lekë më tepër për të njëjtën punë, mall apo shërbim.
Po ashtu, edhe Agjencia e Prokurimit Publik konstatoi probleme në hartmin dhe argumentimin e dokumenteve të tenderit, si dhe shpallje fituesish në gara tenderuese me vetëm 1 kompani pjesëmarrëse, gjatë verifikimit të zbatimit të ligjshëmrisë për procedura prokurimi, të zhvilluara gjatë viteve 2020-2021, që u bë publik pak javë më parë.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=OqA8HRwWRAA
Sondazh

Kredi 49 milionë dollarë për Qukës–Qafë Plloçë - Firmoset huaja me Fondin Saudit për Zhvillim, Ibrahimaj: Rruga, me 2 korsi!
Qeveria shqiptare ka marrë një tjetër borxh për segmentin rrugor Qukës-Qafë-Plloçë, që është një prej akseve më të zvarritur në drejtim të mbylljes së......

Kreditë me probleme i rikthehen rënies - Për Qershorin treguesi zbriti në 5.32%, nga 5.44% që ishte në maj
Treguesi i kredive me probleme regjistroi rënie për muajin qershor. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se ky nivel ishte 5,32% për......

Greqia do të dalë nga korniza e 'mbikëqyrjes së zgjeruar' të BE-së pas 12 vjetësh!
Greqia do të dalë nga e ashtuquajtura korniza e zgjeruar e mbikëqyrjes së Bashkimit Europian më 20 gusht, tha të mërkurën ministri i saj i financave, një......

Shqipëria merr garanci nga Turqia për krizën e energjisë dhe te ushqimeve
Kryeministri vendit Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan. Sipas njoftimit të tij në rrjetet sociale në këtë takim......

Ishulli Zakynthos nën evakuim emergjent për shkak të zjarrit!
Ishulli Fshati Megala Alonia në pjesën veriore të ishullit Jon të Zakynthos është tani nën urdhra evakuimi pasi një zjarr i egër po kërcënon zonën. Banorët......

Turistët e huaj marrin jahte në Shqipëri për të pushuar në Greqi! CNN: Mënyrë për të shmangur pagesën e TVSH-së së shteteve europiane!
Nëse jeni duke kërkuar mënyra për të kursyer para në një qiramarrje superjahtesh, ka mundësi, thotë Oscar Siches, një konsulent marine dhe ish-kapiten......

Cila është "distanca e sigurt" në det? Deri në çfarë largësie mund të ndjeni shkarkimin e vetëtimës?
Për të patur një vlerë të saktë të distancës në të cilën shkarkimi i rrufesë ndihet sapo të prekë ujin, është e nevojshme të dihet kripësia e detit në atë pikë......

A është dita e punës 6-orëshe apo java 4 ditore përgjigja për një ekuilibër më të mirë punë-jetë?!
Gjatë viteve të fundit, java e punës katër-ditore ka zënë qendrën e vëmendjes si një mënyrë e mundshme për të përmirësuar ekuilibrin dhe mirëqenien e punës dhe......